Sondazhet në Itali: Berlusconi fitues i zgjedhjeve

Postuar: 10/02/2018 - 11:28

   Kur duhen edhe tre javë nga zgjedhjet e përgjithshme në Itali, koalicioni i qendrës së djathtë, i udhëhequr nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi, kryeson sondazhet.

Sipas një sondazhi të publikuar në të përditshmen La Stampa, nëse votimet do të zhvilloheshin sot, Forza Italia e Silvio Berlusconit, Lega Nord e Matteo Salvinit, Fratelli d’Italia e ish-ministres së Rinisë Giorgia Meloni dhe partitë e tjera arrijnë rreth 36.5% të votave.

Nga ana tjetër, qendra e majtë e kryesuar nga Partia Demokratike e ish-kryeministrit Matteo Renzi merr rreth 29.8% të votave.

Në rang partish, forcë e parë vlerësohet të jetë Lëvizja 5 Yjet, e Beppe Grillos, e cila nuk garon e rreshtuar në dy koalicionet e mëdha. Kjo Lëvizje, ka 27% të mbështetjes popullore, e ndjekur nga PD me 25% dhe Forza Italia me 16%.

Ndonëse parashikimet e shikojnë si fitues të zgjedhjeve, Berlusconi bashkë me aleatët, me gjasë nuk do të arrijnë të formojnë një shumicë parlamentare. Qendra e djathtë pritet të marrë 285 vende në dhomën e ulët të parlamentit italian, në një kohë kur nevojiten 316 vende për të arritur shumicën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Zërat dhe fytyrat e fëmijëve nga Amerika Qendrore të ndarë nga prindërit e tyre në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, jan

   Presidenti francez dhe kancelarja gjermane njoftuan sot se po punojnë për një marrëveshje mes disa shteteve të hapësirës Schengen për

Një ish-punonjës i operacioneve të spiunazhit kibernetik të CIA-së u shpall fajtor për transferimin tek Wikileaks të mjeteve të pirateris

“Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë një kamp emigrantësh dhe nuk do të jetë një strukturë e mbajtjes së refugjatëve.

   Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Rusisë që të lirojë dhjetëra njerëz, të cilët nga grupet e të drejtave të njeriut janë identifikuar

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e sotëm Osakan në Japoni, ku ka lënë të paktën tre të vdekur, duke përfshirë një fëmijë, dhe m

Një furgon goditi katër persona në një koncert holandez në orët e para të së hënës duke vrarë një person dhe plagosur tre të tjerë, disa

Kancelarja Merkel po kërkon që çështja e refugjatëve të zgjidhet në marrëveshje me vendet e tjera.

Një tjetër akt terrorist është regjistruar në Francë, ku një grua ka plagosur me thikë dy persona në një supermarket, në qytetin francez