“Bombë uji” mbi qytetin e Romës. Stuhia e fuqishme ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë zona të qytetit. Përmbytje të rrugëve, pemë të rrëzuara, akse të bllokuara ishin disa nga pasojat e stuhisë që goditi kryeqytetin italian mbrëmjen e së henës.

Nga rrëzimi i një peme ka mbetur i plagosur një karabinier. Pema ka rënë mbi njërën nga hyrjet e pallatit të presidentit Italian (shih videon këtu).

Me dhjetëra telefonata janë bërë nga qytetarët, të cilët kërkonin ndihmën e zjarrfikësve apo forcave të rendit, shkruan Il Messaggero.