Sulm me armë kimike në Siri

Postuar: 13/01/2018 - 22:01

   Një sulm me gaz klorin u krye në një zonë rebele të rrethuar nga forcat qeveritare në rrethinat e Damaskut.

Njerëzit në Gutën Lindore, e cila prej kohësh bombardohet përditë, raportuan për erën e rëndë të gazit pas një sulmi me raketë.

Rikthimi i armëve kimike në konfliktin sirian duket se konfirmohet edhe nga burimet spitalore, të cilat thanë se disa njerëz morën ndihmën e parë për probleme me frymëmarrjen, megjithëse asnjë nuk ishte në rrezik për jetën, shkruan Top Channel.

Mbi 400 mijë njerëz janë të rrethuar që prej vitit 2013 në Gutën Lindore. Gjatë luftës civile siriane ka pasur shpesh raporte për përdorim armësh kimike, por qeveria e Bashar al-Assadit i ka mohuar ato.

Megjithëse OKB’ja ka vërtetuar disa herë përdorimin e armëve kimike dhe kalimin e “vijës së kuqe” nga ushtria siriane, nuk është marrë asnjë masë, me përjashtim të bombardimit amerikan të urdhëruar nga Donald Trump për një rast të vetëm.

OKB ka dhënë alarmin për gjenden e tmerrshme të njerëzve në Gutën Lindore dhe raportet për sulme me armë kimike thjesht tregojnë se situata e tyre është rënduar edhe më tej.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Rusisë që të lirojë dhjetëra njerëz, të cilët nga grupet e të drejtave të njeriut janë identifikuar

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e sotëm Osakan në Japoni, ku ka lënë të paktën tre të vdekur, duke përfshirë një fëmijë, dhe m

Një furgon goditi katër persona në një koncert holandez në orët e para të së hënës duke vrarë një person dhe plagosur tre të tjerë, disa

Kancelarja Merkel po kërkon që çështja e refugjatëve të zgjidhet në marrëveshje me vendet e tjera.

Një tjetër akt terrorist është regjistruar në Francë, ku një grua ka plagosur me thikë dy persona në një supermarket, në qytetin francez

Një automjet është përplasur me një turmë njerëzish në një nga rrugët e qytetit të Moskës.

   Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se emigrimi është një çështje që kërkon një zgjidhje evropiane, duke mos lëshuar terren për

   Pol Manafort, ish-menaxheri i fushatës së Donald Trump, përfundoi pas hekurave pasi një gjykatë në Uashington anuloi lirinë e tij me k

   Mbas muajit gusht refugjatët me status të pjesshëm mbrojteje dhe lejeqëndrimi të kufizuar do kenë mundësi të tërheqin anëtarë të tjerë