Katër persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me armë ndaj një turme gjatë një festivali në Dagestan, në jug të Rusisë.

Lajmi jepet nga agjencitë e lajmeve RIA dhe Interfax. Edhe sulmuesi është vrarë.

Të shtënat ndodhën në qytetin e Kizlyar, një kryeqytet provincial në Republikën e Dagestanit, njofton Interfax duke cituar një burim lokal.

Personi hapi zjarr në një grup njerëzish që festonin festivalin popullor rus të Maslenitsa, tha burimi.

Forcat e sigurisë që ishin aty, hapën zjarr ndaj sulmuesit me armë dhe e vranë atë.

Tre nga katër personat e plagosur në këtë ngjarje ishin rojet.