Të paktën 14 persona kanë mbetur të lënduar pas një sulmi me thikë të ndodhur në qytetin gjerman të Luebek. Nga 14 të lënduarit, 2 prej tyre kanë marrë plagë të rënda, ndërsa 12 të tjerët kanë lëndime më të lehta.

Sipas policisë, sulmi u bë nga një person rreth të tridhjetave, me origjinë iraniane, i cili u përpoq të largohej nga vendngjarja. Por përpjekjet e tij u neutralizuan nga një patrullë policie pranë vendit të ngjarjes, e cila ia doli ta ndalonte dhe ta çonte në paraburgim.