Tre persona u vranë dhe dy janë në gjendje kritike pas të shtënave në një kompleks zyrash në veri të Baltimores mëngjesin e të mërkurës.

Zyra e Sherifit e Qarkut Harford tha se të shtënat ndodhën në ‘Bizness Park Emmorton’ në Edgewood, që ndodhej rreth 20 kilometra në verilindje të Baltimores.

“Ne konfirmojmë të shtënat në ‘Biznes Park Emerton’ ku u plagosën disa persona”, ka shkruar zyra e sherifit të kësaj zone në ‘Twitter’

Të shtënat u kryen rreth orës 9:30 të mëngjesit, sipas orës lokale, ku policia ka evakuuar punonjësit në këtë qendër zyrash dhe njerëzit e ndodhur afër saj, raporton FOX45.