Tensionet Greqi-Rusi/ Putin bën lëvizjen e radhës, thërret ambasadorin grek

Postuar: 14/07/2018 - 10:12

Rusia ka thirrur ambasadorin e Greqisë në Moskë, për të protestuar vendimin e Athinës zyrtare, që ka dëbuar dy diplomatë rusë, duke i akuzuar se kanë tentuar që të bllokojnë marrëveshjen historike mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Ministria e Jashtme ruse përmes një njoftimi ka thënë se ka thirrur në takim ambasadorin Andreas Fryganas për t’i shprehur “kundërshtimin në lidhje me dëbimin e dy diplomatëve rusë dhe ndalimin që të hyjnë në Greqi të dy diplomatëve të tjerë”.

Moska ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se “qëndrojnë prapa këtij vendimi anti-rus të Qeverisë greke, që ka ndodhur në hapjen e samitit të NATO-s” më 11 korrik.

Qeveria greke kishte deklaruar më 11 korrik se ka ndërmarrë “masa të nevojshme për të mbrojtur interesin kombëtar” pas “ndërhyrjes” së zyrtarëve rusë në çështjen e emrit me Maqedoninë fqinje.

Televizioni publik grek ERT1 ka thënë se Athina akuzon dy diplomatët rusë për nxitje të protestave që synonin bllokomin e marrëveshjes me Shkupin.

Greqia dhe Maqedonia kanë arritur marrëveshjen për emrin, pas pothuajse dy dekadash, duke larguar kështu pengesën kryesore për ish-republikën jugosllave në rrugën për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian, gjë që kundërshtohet fuqishëm nga Rusia.

Kjo marrëveshje është kundërshtuar nga qytetarët në Greqi dhe Maqedoni, të cilët kanë organizuar protesta. Megjithatë kjo marrëveshje është miratuar javën e kaluar nga Kuvendi i Maqedonisë.

Marrëveshja, sipas së cilës, Maqedonia do të ndryshojë emrin në “Maqedonia e Veriut”, do të duhet të kalojë përmes një referendumi në Shkup dhe që të hyjë në fuqi, duhet më pas të miratohet edhe në Parlamentin e Greqisë. REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më shumë se 300 organizata mediale në Shtetet e Bashkuara do të nisin një fushatë të enjten për të luftuar sulmet e presidentit amerikan,

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për një periudhë prej 12 muajsh, në rajonin Liguria, në për

   Turqia dyfishoi tarifat për disa importe amerikane duke përfshirë alkoolin, makinat dhe duhanin, në hakmarrje për lëvizjet e SHBA-ve,

   Të paktën 22 studentë u mbytën sot, kur një anije u fundos teksa po kalonte lumin Nil në Sudanin verior, njoftoi agjencia e lajmeve e

   Qyteti i Xhenovës u gjunjëzua dje para një tragjedie që deri më tani i ka marrë jetën 39 personave, ndërsa dhjetra të tjerë kanë mbetu

   Kabineti qeveritar gjerman vendosi për një projektligj, i cili krahas opsionit “mashkullor” dhe “femëror” për gjininë e njeriut parash

Një nga të shoferët e mbijetuar nga shembja e urës Morandi në Genova të Italisë ka treguar momentet dramatike që ka përjetuar dhe si arri

Ka shkuar në 35 numri i viktimave në tragjedinë e ndodhur rreth mesditës së sotme në Xhenova të Italisë pas shembjes së një ure, e cila ë

   Ura që është shembur sot në Genova është ndërtuar në vitet ’60 dhe për shumë italianë ishte një nga urat më të frikshme.

   Ura që lidh Xhenovën me aeroportin e saj është shembur mesditën e sotme.