Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi rajonin e Bago të Myanmar. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Meteorologjisë.

Epiqendra ishte 27.3 km në perëndim-jugperëndim të qytetit Phyu në rajonin Bago. Brenda pak minutash janë ndjerë tre lëkundje të forta tërmeti.

Lëkundjet ishin shumë të forta, sa tërmeti u ndje në të gjithë vendin duke përfshirë qytetet Yangon, Taungoo, Phyu, Pyi dhe Nay Pyi Taw.

Deri më tani nga lëkundjet e forta të tërmetit nuk patur raportime për viktima.