9 persona janë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur në incidentin e tmerrshëm në Toronto të Kanadasë. Ky eshte bilanci i ri, sipas burimeve te Policisë, raporton RT.

Një furgon i bardhë ka përplasur një turmë këmbësorësh dhe u largua pas incidentit, i cili po hetohet nese eshte ose jo sulm terrorist. Policët arritën të ndalonin shoferin disa metra larg vendit ku ndodhi incidenti.

Mediat thane se jane degjuar edhe te shtena arme, por policia ende nuk e ka konfirmuar kete informacion paraprak. Raportet tregojnë se furgoni ishte marrë me qira, teksa shoferi eshte derguar ne burg, thuhet se ka edhe nje person te dyte te arrestuar, qe nuk dihet lidhja e tij me incidentin. Një gazetar nga vendngjarja e përshkroi skenën të frikshme, me trupat e shpërndarë te te plagosurve në të gjithë pedonalen.

Incidenti ndodhi në pedonale, vetëm pak pas orës 13:00 me kohen lokale, sipas Departamentit të Policisë së Torontos.

Fotot e para të transmetuara nga mediat lokale te vendngjarjes tregojnë një numër të madh automjetesh policie dhe të urgjencës. Disa persona po marrin ndihmën e parë në vendngjarje.