Ura që është shembur sot në Genova është ndërtuar në vitet ’60 dhe për shumë italianë ishte një nga urat më të frikshme. Në videot e publikuara në rrjetet sociale ata thonë se gjithmonë kishin frikë të kalonin tek kjo urë dhe e dinin se një ditë do të ndodhte kjo gjë.

Një pjesë e urës është thyer dhe ka rënë mbi banesa dhe lum në Genova duke marrë me vete edhe dhjetëra makina e duke shkaktuar një tragjedi kombëtare në Itali.

Një italiane ka publikuar në qershor udhëtimin nëpër këtë urë. “Kur isha e vogël, dridhesha kur kaloja mbi këtë urë”, ka shkruar ajo.