Nuk kanë të ndalur tragjeditë në Itali. Ka shkuar në të paktën 11 numri i ekskursionistëve që humbën jetën në grykat e Raganelos në Civita të Kozencës, në parkun e Polinos, pas shirave të rrëmbyeshme që shkaktuan një rritje të papritur të nivelit të ujit.

Dy trupat e fundit të pajetë, që i shtohen atyre të katër femrave dhe katër burrave të gjetur më herët, janë gjetur në një largësi prej tre km nga pika ku ishin gjendur në vështirësi. Pesë mbeten akoma të zhdukur dhe 11 janë të lënduarit.

Në anën tjetër 20 janë të shpëtuarit. Skuadrat e shpëtimit kanë punuar përgjatë gjithë natës ndërkohë që operacionet e kërkimit vijojnë edhe sot.

Operacionet tani do të zhvendosen edhe më tej në grykën e lumit, sepse ekziston frika se disa viktima mund të jenë tërhequr deri në det.