Një vrasje-vetëvrasje është regjistruar në Prato, ku një furbollist 25-vjeçar ka vrarë ish-të fejuarën e tij dhe më pas ka vrarë dhe veten.

Tripat e të dyve janë gjetur sot, pas orës 09.00, në një parkim në San Miniato, Pisa, ku djali i ri banonte.

Sipas Il Messaggero, futbollisti është Federico Zini, lojtar i ekipit Tuttocuoio, që luan në serinë C, ndërsa viktima është ish e fejuara Elisa Amato, 30 vjeçe.

Armën që ka përdorur për krimin, 25-vjeçari e kishte marrë me leje, pak kohë më parë.

Mësohet se ai e ka pritur ish të fejuarën poshtë shtëpisë dhe kur ajo është kthyer kanë nisur të zihen pastaj e ka detyruar të hipë me të në makinë.

Nuk dihet ende nëse ai i ka qëlluar vajzës së re sapo ajo ka hipur në makinë, apo pasi kanë mbërritur në parkimin pranë shtëpisë së tij.