Trump: Të hapur për bisedime me Korenë e Veriut në kohën e duhur

Postuar: 10/01/2018 - 22:52

   Presidenti amerikan Donald Trump thotë se është i hapur për bisedime me Korenë e Veriut “në kohën e duhur”. Sipas Shtëpisë së Bardhë Presidenti zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in.

“Dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e vazhdimit të fushatës së presionit maksimal ndaj Koresë së Veriut”, thuhet në një deklaratë të zyrës së sekretares së shtypit Sarah Huckabee Sanders, që i referohet bisedës.

“Presidenti Trump shprehet i hapur për të mbajtur bisedime mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut në kohën e duhur, nën rrethanat e duhura”, thotë deklarata.

Biseda u njoftua fillimisht nga zyra e presidentit Moon. Ajo vjen një ditë pasi Koreja e Veriut dhe e Jugut zhvilluan bisedimet e tyre të para në më shumë se dy vjet.

Është hera e dytë që udhëheqësit e SHBA-së dhe Koresë së Jugut bisedojnë brenda më pak se një jave.

Deklarata e zyrës së presidentit Moon bënte një karakterizim të ngjashëm, duke cituar presidentin Trump që i thoshtë zotit Moon se “në kohën dhe rrethanat e përshtatshme, Shtetet e Bashkuara janë të hapura, nëse Koreja e Veriut dëshiron të bisedojë”.

Sipas deklaratës së Seulit, zoti Trump kishte rënë dakord se nuk do të kishte asnjë veprim ushtarak, ndërkohë që zhvillohen bisedime.

Më herët të mërkurën, zoti Moon theksoi se çnuklearizimi i Koresë së Veriut është qëllimi afatgjatë i përpjekjeve të tij për t’u angazhuar me Phenianin për të marrë pjesë në Lojrat e ardhshme Olimpike dhe për të rifilluar bisedimet ushtarake.

“Ajo që ne mund të bëjmë për momentin është përmirësimi i marrëdhënieve ndër-koreane, të angazhojmë Korenë e Veriut në dialog, në mënyrë që të kthehet në tryezën e negociatave, për të mbrritur në fund tek çnuklearizimi”, tha zoti Moon gjatë konferencës vjetore për shtyp të tij, njofton VOA.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Gjatë ditës së sotme, presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar takimin me Kim Jong-Un që pritej të zhvillohej me 12 qershor.

   Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të forcojnë partneritetin me vendet e Ballkanit në luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të

   Pas bërjes publike të letrës dërguar liderit të Koresë së Veriut për anulimin e takimit të programuar më 12 qershor në Singapor, Donal

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un muajin e ardhshëm në atë që ishte cilë

Një mbështetës i organizatës terroriste të ashtuquajtur Shteti Islamik, ka deklaruar se Prince George do të jetë në shënjestër të sulmeve

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23:20 në Torino të Italisë, ku treni i linjës Torino- Ivrea është përpl

   Qindra persona kanë humbur jetën në Pakistan, si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin.

   Avokati personal i Donald Trump, Michael Cohen, është paguar në mënyrë të fshehtë me 400.000 dollarë për të rregulluar një takim mes P

   Katër raketa balistike janë lëshuar nga Rusia në Detin e Bardhë, duke qenë rasti i parë që prej Luftës së Ftohtë, që katër raketa lësh