"Turk i mirë, turku i vdekur", tjetër përplasje Turqi-Greqi në Egje

Postuar: 13/02/2018 - 13:52

Incidenti i ri midis dy anijeve të rojes bregdetare turke dhe greke ka ndodhur në orët e para të së martës, pranë ishullit Imia të kontestuar nga Turqia. Anija turke UMUT ka goditur me pjesën e saj të përparme anijen greke Gavdos 090, me 27 persona të ekuipazhit në bord, duke i shkaktuar deme.

Menjëherë ajo është çuar në ishullin Leros, ndërsa anija turke është larguar në drejtim të brigjeve të Turqisë. Ky është incidenti i dytë brenda 25 ditëve të fundit që ka tensionuar më shumë marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Athinës.

Zëdhënësi i qeverisë greke ka deklaruar se Turqia nuk po kontribuon në shmangien e trazirave në rajon, duke shtuar se qeveria greke do të mbrojë me vendosmëri të drejtat sovrane të vendit.

Duke iu referuar kërkimeve për hidrokarbure në një prej Zonave Ekonomike Ekskluzive të Qipros, të cilën Ankaraja e konteston, ashtu si dhe disa prej ishujve greke të Egjeut, Presidenti turk Erdogan me një deklaratë të ashpër ka paralajmëruar Athinën dhe Nikosinë të mos bëjnë hapa të gabuara, duke tejkaluar cakun në Qipro dhe Egje.

Ndërkohë, xhiron e mediave greke po bën prej mëngjesit të së martës deklarata e ish-ministrit të Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos se “turk i mirë është vetëm turku i vdekur”.

“E besoj këtë gjë – ka shtuar Pangalos gjatë një interviste për marrëdheniet greko-turke – sepse nuk kam njohur në jetën time asnjë turk të mirë. Iu mungojnë konceptet elementare dhe koncepti i së drejtës”- ka thënë ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Dy persona humbën jetën nga rrëzimi i një avioni të vogël pranë aeroportit ndërkombëtar të Belfastit.

   Miguel Diaz-Canel bëri betimin si Presidentit të ri i Kubës.

Një vajzë 3-vjeçare, e cila po luante me pistoletën e të atit, ka qëlluar aksidentalisht nënën e saj shtatzënë në një parking në Merrillv

Vdiq në moshën 92-vjeçare Barbara Bush, bashkëshortja e një presidenti amerikan dhe nëna e një tjetri.

   Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir ka ritheksuar sot gatishmërinë e vendit të tij për të dërguar trupa në Siri, si pjesë e përp

   Këshilli për Siguri Kombëtare i Turqisë ka rekomanduar që të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme edhe për tre muaj.

   Pas protestave të dhunshme në Tuluzë të Francës, policia franceze njoftoi se ka arrestuar 18 persona.

Një gazetar investigativ rus, i cili kishte shkruar për vdekjen e mercenarëve në Siri, ka vdekur në spital pasi ka rënë nga kati i pestë

Një aktore e Koresë së Jugut, e rrëmbyer nga Koreja e Veriut dhe e detyruar për të bërë filma për shtetin ka vdekur në moshën 92 vjeç.

   Kina dhe Rusia po sfidojnë influencën tregtare të Shteteve të Bashkuara.