Këto janë momentet e një fenomeni të pazakontë, një “mini-tsunami” që goditi brigjet e ishujve të famshëm turistikë spanjollë të Majorkës dhe Minorkës.

Dallgë të mëdha që arritën lartësi maksimale deri dy metra hynë në ndërtesat përgjatë brigjeve të këtyre ishujve, duke marrë me vete objekte të vogla. Forca e valëve tërhoqi disa mjete lundruese, duke u shkëputur edhe kavot e ankorimit.

Në gjuhën shkencore, fenomeni njihet si “Meteotsunami”, dallgë të mëdha të shkaktuara nga stuhi të fuqishme detare, ndryshe nga tsunami i zakonshëm që shkaktohet nga lëkundjet sizmike në thellësitë detare.