Sapo kishin shkuar në varrimin e shokut të tyre, por edhe vetë përfunduan të vdekur. 11 shoferë janë qëlluar për vdekje në Afrikën e Jugut pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj një minibusi që transportonte anëtarët e një shoqate taksistësh.

Zëdhënësi i policisë Jay Naicker tha të dielën se shoferët po ktheheshin nga ceremonia mortore e një shokut të tyre, kur makina u sulmua me armë në Provincën KëaZulu-Natal. Ndërsa 4 persona të tjerë janë plagosur rëndë.

Mediat afrikanojugore shpjegojnë se në rajonin ku ndodhi ngjarja, ka pasur dhunë në rritje mes shoqatave të shoferëve për shkak të kontrollit të territoreve dhe të rrugëve me të ardhura më të mëdha.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe vëniene para përgjegjësisë të autorëve.