11 persona kanë humbur jetën në një shtëpi të moshuarish për shkak të flakëve të zjarrit, ndërsa vetëm 5 persona kanë mundur të shpëtohen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sapporo në ishullin japonez të Hokkaidos, Japoni. Ndërtesa ishte e vendosur në një zonë banimi rreth 1.5 kilometra në veri të stacionit hekurudhor të Sapporos. 

Viktimat janë tetë burra dhe tre gra të moshuar, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditura ende. Policia po përpiqet të identifikojë 11 viktimat, të cilët jetonin prej disa vitesh në shtëpinë e të moshuarve.