Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti anijet dhe tragetet kanë transportuar mbi 2.1 milion ton mallra të ndryshme, duke shënuar një rritje prej 9 përqind, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2016.

Sektori i Statistikave të APD, bën me dije se vetëm eksportet kanë regjistruar një rritje prej 27 përqind, duke arritur një volum prej mbi 766 mijë ton mallra gjithsej. Importet kanë patur një rritje vetëm prej 1 përqind, duke arritur shifrën prej afro 1 milion e 355 mijë ton mallra.

Në kalatat e portit më të madh të vendit në 7 muaj janë përpunuar 327 anije tregtare gjithsej, si dhe 550 tragete të linjave detare me portet e Italisë.

Edhe muaji korrik i këtij viti është mbyllur me shifra më të mira se sa korriku i vitit 2016. Gjatë muajit korrik janë përpunuar mbi 327 mijë ton mallra, me një rritje prej 19 përqind krahasuar me korrikun 2016. Rritje prej 26 dhe 15 përqind kanë patur edhe eksportet dhe importet.