Banka e Shqipërisë hedh në treg 20 lekëshin e ri, ja çfarë ndryshon

Postuar: 15/03/2018 - 19:12

   Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë njofton se duke filluar nga data 30 mars 2018, do të hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 20 Lekë.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 20 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 120, datë 09.11.2016, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”.

Monedha e re metalike, me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 2016, ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 2012.

Po ashtu Këshilli miratoi Raportin Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2017.

Raporti vjetor përbën një detyrim ligjor të Bankës së Shqipërisë, me anë të të cilit realizohet llogaridhënia para Kuvendit të Shqipërisë dhe komunikimi me sistemin financiar, mediat dhe publikun. Ai përbën dokumentin më të rëndësishëm që, në mënyrë transparente, informon Kuvendin mbi vendimmarrjen e Këshillit Mbikëqyrës dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë, në përmbushje të objektivave të saj institucionalë, monetarë, operacionale dhe zhvillimorë.

Në raport, ndër të tjera, pasqyrohen:

zhvillimet e përgjithshme makroekonomike në vend;

politika monetare dhe ajo valutore e ndjekur nga Banka e Shqipërisë;

zhvillimet në sistemin bankar dhe rreziqet potenciale me të cilat përballet stabiliteti financiar;

aktiviteti mbikëqyrës, licencues dhe rregullator;

aktiviteti i emisionit monetar, i sistemit të pagesave, statistikor, kërkimor, komunikues dhe ai i edukimit të publikut;

administrimi i burimeve njerëzore;

veprimtaria e kontrollit të brendshëm;

objektivat afatmesme të institucionit.

Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi dhe miratoi shpërndarjen e fitimit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2017, si dhe rialokimin e disa rezervave të Bankës së Shqipërisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria mund të zhbëjë së shpejti ndryshimin ligjor të vitit 2014, i cili ndalon regjistrimin e makinave me timon në krahë të djathtë n

   Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë hapi procedurën e dhënies me koncesion/PPP Projektit te Rruges Thumane – Fushe-Kruje – Vor

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, të sapopublikuar, ka vendosur që të mbajë të pandryshuar

Tregtia me e Shqipërisë më Kosovën ka nisur të tkurret edhe pa nisur të aplikohet taka mbi rrugën e kombit.

   Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Konferencën e 7-të vjetore të Kërkimeve të organizuar nga Banka Kombëtar

Në Shqipëri lidhjet politike janë domosdoshmëri për të garantuar suksesin në biznes.

Krahu i lirë i punës llogaritet të jetë më i lirë në rajon dhe BE.

Bilanci i OSHEE-së (Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) është rënduar se tepërmi për shkak se bashkitë dhe ujsëjellsat në

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ndërhyrje në tre rrugë të rëndësishme falë mbështetjes prej 50 milionë dollarësh të siguruar nga IBRD-j

   Tatimet kanë publikuar një material informues për biznesin lidhur me mbajtjen e regjistrave kontabile për qëllime tatimore.