Biznese kujdes! Tatimet fillojnë kontrollet masive në terren, ku do përqendrohen

Postuar: 04/02/2018 - 13:21

Foto arkiv: Aksioni i tatimorëve të Durrësit tetor 2017

Tatimet kanë njoftuar se do të kalojnë në një shkallë tjetër të luftës kundër inormalitetit, atë të inspektimeve në terren. Bizneset që janë të paregjistruara, apo që nuk kanë kasë fiskale dhe kapen me shkelje për herë të dytë rrezikojnë që t’u mbyllet aktiviteti. Aksioni do të përqendrohet në tregjet me shumicë e pakicë, lëvizjen e mallrave, transportin e udhëtarëve.

Sipas një njoftimi zyrtar, Administrata Tatimore vijon në mënyrë konstante veprimet operacionale që kanë objektiv thellimin e masave kundër informalitetit, në një tjetër shkallë veprimi, shkruan revista ekonomike "Monitor".

Strukturat e Hetimit Tatimor do të nisin një seri inspektimesh në territor të cilat synojnë parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e evazionit fiskal duke u përqendruar kryesisht në :

  • tregjet e mallrave ushqimore dhe industriale;

  • njësi shitjeje e magazinimi me pakicë e shumicë,

  • akset kryesore rrugore në çdo qark, me qëllim kontrollin e dokumentacionit të mallrave në lëvizje,

  • transporti i udhëtarëve.

Objekt i verifikimeve do të jenë:

  • Regjistrimi i subjekteve tregtare në QKB dhe në organin tatimor;

  • Instalimi, përdorimi i pajisjeve fiskale.

  • Verifikimi dhe deklarimi e punonjësve në organet tatimore.

  • Kontrolli për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave që përdoren, ruhen, transportohen si dhe pajisja me bileta e udhëtarëve;

  • Verifikimi i tatimpaguesve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit në raport me listën e afishuar të çmimeve.

  • Të tjera verifikime që parashikon metodika e kontrollit tatimor.

Tatimet kujtojnë tatimpaguesit, që mbajtja e rregullt e dokumentacionit që do të verifikohet, të tillë si dokumenti i origjinës së mallit (fatura e blerjes), lëshimi i faturës tatimore, përdorimi korrekt i pajisjeve fiskale, etj, përveçse ulin/eleminojnë zbatimin e penaliteteve, shkurtojnë ndjeshëm edhe kohëzgjatjen e verifikimeve, që shkon në dobi të kohës efektive të punës së çdo biznesi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëse ke vendosur të blesh një shtëpi që kushton 75 mijë euro dhe banka të financon deri në 70% të shumës, pra 52,500 euro, dilema e shumë

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun vendas, duke arritur në nivelin më të ulët që ng

Gjatë janarit dhe shkurtit bankat e nivelit të dytë kanë afishuar në vende të dukshme një tabelë ku sanksionohet një kufi i ri për sasinë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi një material ku sqarohen të ardhurat personale që tatohen dhe ato që nuk tatohen.

Tregtia është sektori nga sigurojnë fitimet pjesa më e madhe e njerëzve në vend.

Eksportet kanë shënuar një ecuri të mirë në muajin e parë të këtij viti, duke vijuar tendencën pozitive të shënuar edhe gjatë vitit të ka

Italia është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, me 57% të totalit të eksporteve dhe 28% të importeve, sipas të dhënave të INSTAT.

Dëgjojmë aq shumë për turizmin, rritjen e numrit të vizitorëve, kontributin në Prodhimin e Brendshëm Bruto por mbi të gjitha për lulëzimi

   Bashkia e Durrësit e pranon që viti 2018 nuk ka hyrë aq i mbarë sa pritej, as për biznesin e as për konsumatorin.