Çmimi i energjisë, në errësirë të plotë

Postuar: 21/01/2018 - 09:51

Në prag të daljes në tregun e lirë të rreth 71 bizneseve (të nivelit 35kv), vetëm 3 ditë para fundit të vitit, pa organizuar asnjë dëgjesë publike dhe në padijeninë e plotë të çdo të interesuari, ERE ka marrë vendimet e veta për tarifat dhe çmimet e energjisë elektrike për vitin 2018. Në fakt, nuk mund të quajmë dëgjesë atë të datës 26 dhjetor, e cila u “organizua” në orën 10:00, por nuk mori pjesë askush, sepse njoftimi për dëgjesën u publikua në orën 12:00! Kjo dëgjesë e çuditshme do të pasohej, sigurisht, nga qëndrime të çuditshme të Bordit të ERE. Megjithëse të tre operatorët e mëdhenj, KESH, OST dhe OSHEE kishin shkelur ligjin, me mosdorëzimin e aplikimeve brënda datës 30 shtator të vitit 2017, Bordi i ERE vendosi t’i pranojë aplikimet e vonuara si dhe të përcaktojë tarifat dhe çmimet e energjisë elektrike për vitin 2018. Dhe çudia vazhdon dhe mbyllet me vendimin e këtij Bordi me rritje të vlerës së tarifave, kur pritej që të ruheshin ato të vitit të kaluar, sepse aplikimet ishin dorëzuar jashtë afatit ligjor! Ky model trajtimi, i cili nuk përfill transparencën dhe konsultimin me publikun, që të dyja të detyrueshme me ligj, është sigurisht një demostrim prepotence i këtij organi vendim-marrës.

Së pari, në këto rrethana, Dhomës i mbetet t’i vërtetojë biznesit që, për tarifat për vitin 2018, është vendosur që ato të rriten! Kështu:
– Tarifa e furnizimit nga KESH, ishte 1.45 lekë/kwh dhe bëhët 1.5 lekë/ kwh, me një rritje prej 3.4 %. Kjo shifër është gjetur në aplikimin e OSHEE dhe jo nga vendimi i Këshillit të Ministrave, sepse ai nuk ka shpallur akoma një vendim të tillë.
– Tarifa e transmetimit të energjisë nga OST, ishte 0.65 lekë/kwh dhe bëhet 0.75 lekë/kwh, me një rritje prej 15.3%.
– Tarifa mesatare e shpërndarjes së energjisë elektrike nga OSHEE ishte dhe mbetet 4.79 Lekë/kwh.

Po ashtu, sipas vendimit të Bordit të ERE, çmimet e energjisë për nivelet e tensionit 6, 10, 20 kilovolt, për vitin 2018, do të jenë 11 lekë/kwh, pra të njëjta me ato të vitit 2017. Ndërsa, për bizneset e lidhura me nivelin 35 kv është vendosur që në rastin kur ata nuk kanë gjetur një furnitor tjetër në tregun e lirë, të përfitojnë nga furnizmi i OSHEE me çmim 10% më të lartë se vitin e kaluar. Kujtojmë këtu se ky furnizim konsiderohet si mundësi e fundit dhe vlen vetëm për 3 muaj, pas të cilave OSHEE ndërpret furnizimin, duke e detyruar biznesin e kësaj kategorie ta gjejë energjinë në tregun e lirë.

Së dyti, Dhoma e quan detyrë të sajën t’u kujtojë bizneseve dhe të gjithë konsumatorëve të tjerë që nuk kanë pse të gëzohen që çmimi i energjisë mbetet i pandryshuar edhe për këtë vit. Në fakt, rritja e tarifave nga dy operatorët e mëdhenj, KESH dhe OST sjell zvogëlimin e tarifës së FSHU (furnitori universal), i cili qëndron i fshehur pas OSHEE. Por vlera që i mbetet FSHU, pra OSHEE që nuk i ka rritur tarifat, është akoma shumë e madhe! Përsërisim: që të ndizni një paisje tuajën, duhet të paguani 6.15 lekë/kwh për produktin energji, por edhe 4.85 lekë/kwh të tjera për faturën e FSHU. Ndryshe, truku i ERE ka qenë që faturën e FSHU ta ulë ca dhe ta bëjë jo sa vetë produkti, por 79% të tij. Ky vlerësim i faturës, qoftë ajo edhe kompjuterike mbetet për Dhomën një nga absurditetet e vendimeve të ERE. Që bizneset tona të jenë konkuruese me ata të rajonit, duhet që ta blejnë shumë më lirë energjinë e prodhuar kryesisht nga uji dhe jo gati dy herë më shtrenjtë se rajoni që e prodhon kryesisht nga nafta. E njëjta gjë mund të thuhet për familjarët, të cilët duke e blerë energjinë rreth 40% më lirë se sot, do t’i shpenzonin për produkte të tjera kursimet nga pagesat e energjisë.

Së fundmi, vetë Bordi i ERE ka përcaktuar se që nga nisja e këtij viti do të analizojë kostot mujore të secilit operator, me qëllim përputhjen e tyre me tarifat e aplikuara. Le të shpresojme që kjo analizë do të bëhet me korrektësi, me vëmendje të veçantë sidomos tek fatura e FSHU dhe natyrisht me mbështetjen edhe të vetë Qeverisë, e cila duhet të jetë në dijeni për gjithsa lidhet me performancën e tre operatorëve të mëdhenj, nëpërmjet perfaqësuesve të saj në bordet drejtuese të tyre. Ndërkohë, ERE nuk do të ketë nevojë t’u qajë hallin si të varfër tre operatorëve të mëdhenj, sepse me çmimet e e vendosura prej saj, ata do të vazhdojnë të mbeten ndër dhjetë kompanitë më të pasura të vendit. Aq më pak do të jetë e nevojshme që ERE të marrë për energjinë elektrike vendime në “errësirë” të plotë për të interesuarit dhe publikun!

Marrë nga "Gazeta e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, ndonëse ritmet e nënçmimit janë ngadalësuar në k

   Euro ka vijuar rënien dhe gjatë ditës së sotme, duke vijuar të vendosë rekorde të reja të 10 viteve të fundit.

Më shumë se 30 për qind e makinave të regjistruara në vend mund të jenë potencial për të përfunduar tek grupi i automjeteve në fund të je

Rënia e monedhës së përbashkët nuk ka të ndalur.

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me rënie, duke zbritur në 127.04 lekë, 0.13 lekë më pak se në fund të javës së kaluar, sipas kursit

Drejtori i Tatim Taksave në bashkinë e  Durrësit, Luan Dajko, sqaroi në një prononcim për DurrësLajm se tarifa e taksës së pronës do të m

Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërësisht të paktën 104 raste gjobash të vendosura ndaj zyrtarëve dhe për të cila

Monedha e përbashkët i është kthyer sërish rënies relativisht të fortë në tregun e brendshëm, pas një javë pozitive, duke sinjalizuar se

Të punësuarit shqiptarë deklarojnë se punojnë 48 orë në javë, sipas një sondazhi të fundit të Komisionit Europian, që ka matur cilësinë e

Monedha e përbashkët ka shënuar sot një rënie të lehtë në tregun e brendshëm valutor.