Dalin çmimet: Sa kushton fluturimi “low cost” nga Tirana në Londër, nuk është edhe aq i lirë

Postuar: 05/12/2017 - 09:20

Wizz Air, operatori hungarez i fluturimeve me çmime të ulëta, që pas Budapestit, pritet të nisë fluturimet direkte nga Tirana drejt Londrës ka publikuar tashmë kalendarin e fluturimeve drejt kryeqytetit anglez.

Fluturimet do të nisin në datën 31 maj dhe do të jenë 3 herë në javë, të hënë, të enjte dhe të shtunë, nga Rinasi në aeroportin e London Luton.

Por, sa do të kushtojnë fluturime? Nëse prenoton sot, për nisjet në ditën e parë, 31 maj, bileta me një drejtim nga Tirana në London Luton kushton 70 euro. Por, është kthimi ai që e rëndon faturën. Në datën 9 qershor, kthimi nga London Luton në Tiranë kushton 160 euro, duke e çuar faturën në total në 230 euro.

Me afrimin e verës, biletat shtrenjtohen edhe më shumë, duke iu afruar 300 eurove dhe madje edhe duke e kaluar atë. Një biletë vajtje-ardhje në datat 25 gusht me 30 gusht arrin deri në 340 euro.

Nëse e krahasojmë me linjat e tjera ajrore normale, biletat nuk janë edhe aq të lira. Një udhëtim për në London Heathrow, me tranzit përmes Vjenës, kushton 243 euro për datat 31 maj dhe 7 qershor, ndërsa në verë, po me këtë linjë, çmimi shtrenjtohet në rreth 300 euro.

Më i lirë nga Mali i Zi

Udhëtim realisht low cost për në Londër mund të bëhet nga Podgorica e Malit të Zi, ku vepron operatori tjetër low cost, Ryanair. Bileta vajtje-ardhje në datat 30 maj-6 qershor për në London Stansted kushton 120 euro.

Nga Tirana në Londër, me Wizz Air, biletat fillojnë e bëhen më të lira vetëm nga fundi i shtatorit. Psh, nëse prenoton sot, për një udhëtim vajtje-ardhje 22-29 shtator mund të gjesh biletë edhe me 120 euro.

Ndërsa po me Wizz Air në Londër, përmes aeroportit të Ohrit, çmimet e biletave vajtje-ardhje janë pak a shumë njësoj si nga Tirana, rreth 230 euro në maj-qershor dhe 300 euro në korrik-gusht.

/Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Rreth 600 vende të reja pune pritet të hapen deri në vitin 2020 nga vënia në jetë e programit të qeverisë për investime në 100 fshatra

   Në Bruksel u zhvillua dje takimi i Nënkomitetit të 9-të mbi Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet midis BE-së dhe Shqipërisë.

Kompania ajrore gjermane e pavarur ‘Germania’ do të fillojë një linjë të re ajrore nga Prishtina në aeroportin e Parisit, Charles de Gaul

Shqipëria dhe Kosova kanë normën më të ulët të tregtisë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto në rajon.

   Ekonomia shqiptare u ngadalësua në tremujorin e tretë të vitit në Shqipëri, në 3.5% (nga 4.1% në tremujorin e parë dhe 4% në të dytin)

   Gjatë vitit 2017 në anijet dhe tragetet që shfrytëzojnë portin e Durrësit janë përpunuar afro 3.7 milion ton mallra të ndryshme, ose 2

Ka arritur në 13 mijë numri i bizneseve që kanë kaluar në status pasiv gjatë gjithë vitit 2017, sipas të dhënave të subjekteve me status

Kompanitë e call center në Shqipëri po kalojnë një situatë të vështirë, teksa presioni nga qeveria italiane sa vjen e shtohet.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur procedurat për blerjen e produkteve ushqimore për të burgosurit që vuajnë dënimin në 23 inst

Gjithë punonjësit e administratës kanë mbetur pa para në Durrës, duke nisur që nga mësuesit, punonjësit e OSHEE-së, ndërmarrjes së Pastri