Dalin sekretet e Shqipërisë, sa ar prodhohej në uzinën e bakrit në Rubik

Postuar: 10/03/2018 - 16:12

Prej vitesh në media është raportuar lidhur me sasinë e materialeve të çmuara që nxirreshin në uzinën e Bakrit në Rubik gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar si rrjedhojë e rafinimit të bakrit. Megjithatë jo të gjitha informacionet lidhur me sasinë reale që përfitohej e me procesin që zhvillohej, kanë qenë të hapura për publikun.

Arsyeja është se informacionet kanë qenë të klasifikuara si ‘tepër sekret” e si rrjedhojë nuk mund të aksesoheshin.

Tashmë është miratuar vendimi për deklasifikimin e këtyre materialeve si rrjedhojë e kërkesës së studiuesit Marin Mema.

Vendimet mbajnë firmën e drejtorit të arkivit të shtetit dhe argumentohen me faktin se “dosjet deklasifikohen sepse kanë humbur vlerën dhe qëllimin për të cilën janë klasifikuar, si dhe informacione mbi metalet e rralla që gjenden te Fondi 14.

Lista e materialeve që deklasifikohen:

– Fondi 505 (Ministria e Financave), viti 1973,D. 38 ‘‘Tepër sekret’’.

– Informacione mbi disa probleme të punës për nxjerrjen e arit dhe argjendit në uzinën e bakrit Rubik, dërguar Koço Theodhosit, si dhe relacion mbi gjendjen e monedhës në thesar, dërguar Xhafer Spahiut.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1979, D. 796, ‘‘Tepër sekret’’.

– Projektplani për prodhimin e metaleve të çmuara për vitin 1979, ardhur nga uzina e bakrit Rubik, si dhe projektplani i Ministrisë dërguar Komisionit të Planit të Shtetit.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1979, D. 682, ‘‘Tepër sekret’’.

– Bilanci i arit për raportin e metalurgjisë për 3-mujorin e parë dhe të dytë të vitit 1979, ardhur nga uzina e bakrit Rubik.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1980, D. 569, ‘‘Tepër sekret’’.

– Evidencë e ardhur nga uzina e bakrit Rubik për shitjen e arit dhe argjendit për vitet 1976, 1977, 1978, 1979.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1980, D. 768, ‘‘Tepër sekret’’.

– Projektplani i prodhimit të arit dhe argjendit për vitin 1980 dhe relacioni përkatës dërguar Komisionit të Planit të Shtetit.

– Fondi 490 (Këshilli i Ministrave), viti 1985, D.861, ‘‘Sekret’

-Njoftime të Ministrisë së Financave për grumbullimin e argjendit që përfitohet nga larja e filmave dhe fotografisë, si dhe për shkrirjen e arit dhe argjendit të dërguar në uzinën e bakrit Rubik./scan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania ajrore e fluturimeve Air Albania do të nisë fluturimet brenda javës së parë të shtatorit.

Paga mesatare në ekonomi i është kthyer rënies përgjatë tremujorit të parë të vitit, duke konfirmuar edhe njëherë që ekonomia e vendit po

Profesionet më të kërkuara nga tregu i punës aktualisht janë operatorët për call center, punonjës për rrobaqepësitë, fabrikat e këpucëve,

   Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit (shoqëritë tregtare/person

   Jam i sigurt, u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov këto ditë në Ankara, se abuzimi i rëndë me Dollarin si monedhë orientuese

   Policia Bashkiake ka ndërmarrë 171 urdhra bllokimi gjatë gjysmës së parë të vitit ndaj bizneseve në 24 njësitë administrative në vend.

   Kursi i këmbimit valutor sipas Bankës së Shqipërisë.

Borxhi total që institucionet shtetërore, familjarët dhe bizneset kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arriti 72.9

Ndryshimi i strukturës qeveritare pas zgjedhjeve të qershorit 2017 dhe riformatimi i zyrave të administratës qendrore sidomos, ka rritur

Për emigrantët ardhja për pushime në gusht në Shqipëri është kthyer në një kalvar të vërtetë pritjesh pa fund në aeroporte dhe çmimesh të