Dhe sa do vazhdojë të bjerë?! Euro arrin nivelin më të ulët nga gushti 2009

Postuar: 13/03/2018 - 07:37

Euro ka vijuar të nënçmohet më tej në tregun vendas duke shënuar rishtas rekord të ulët të këmbimit përkundrejt lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehej të hënën (12 mars) me 131.83 lekë, rreth 0.07 lekë më pak se fundi javës së kaluar.  Euro po luhatet në nivelet më të ulëta të nëntë viteve të fundit.

Aktorët kryesorë të tregut tregojnë se monedha e përbashkët ka tendencë që të humbasë pikë përkundrejt lekut me afrimin e datës së pagesave nga biznesi. Ata argumentojnë se më afrimin e datës 14, e cila është edhe afati i fundit i pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, euro dobësohet duke qenë se bizneset po thyejnë valutën për të mbyllur detyrimet. Sipas ekspertëve, euro do të jetë e dobët deri me datë 20, afati i fundit për pagimin e sigurimeve.

Ndërkohë që ekspertët shtojnë se deklaratat e Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin e ekonomisë është një tjetër faktor që ka çuar euron në nivelet më të ulëta që prej gushtit të 2009-s. Për shkak të deklaratave të Bankës së Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë kanë nisur të marrin masa për uljen e depozitave dhe kredive në valutë të huaj.

Historikisht, në 3 muajt e parë të vitit monedha e përbashkët kapte nivelet më të larta të këmbimit me lekun në tregun vendas, kryesisht për shkak të transferimit të fitimit të kompanive me kapital të huaj në vendet mëmë. Ndryshe nga herët e kaluara, fitimet kanë qenë më të ulëta, ndërsa oferta në valutë në treg ka qenë tepër e lartë, aq sa ndikimi ka qenë i papërfillshëm.

Ekspertët presin që me afrimin e efekteve sezonale, ardhja e turistëve të huaj dhe fluksi i emigrantëve, euro do të nënçmohet edhe më tej, pavarësisht ecurisë në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, monedha e përbashkët europiane ka ruajtur qëndrueshmërinë e saj në tregjet europiane. Sipas Financial Times, euro këmbehej me 1.231 dollarë, 0.02 më pak se niveli më i lartë i tre viteve të fundit.

Një dollar është këmbyer dje me 107.02 lekë, rreth 0.16 lekë më pak se të premten sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Dollari po luhatet në nivelet më të ulëta që nga 2008-a duke reflektuar edhe nivelin e dobët të monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare. 

/Monitor.al/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   1100 biznese të vegjël janë futur në skemën e TVSH-së, në qytetin e Durrësit dhe kjo ka sjellë jo pak shqetësim dhe pasiguri tek këta

   Vodafone dhe Telecom Albania do të jenë të detyruar që të rikthejnë sërish ofertat 30 ditë të paketave celulare nga data 1 qershor, nd

Akciza e cigareve do të rritet së paku edhe me 11 % deri në vitin 2021, si një kusht që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të integri

   Monedha e përbashkët europiane e ka nisur javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

  Brenda dy viteve të ardhshme qeveria ka planifikuar që 38% e energjisë që konsumohet në Shqipëri të vijë nga dielli ose era.

Bllokimi i pikave të tregtimit të karburantit, sipas njërit prej aksionerëve të “Gulf”, Apostol Doçi, i cili foli për “News 24” ka ardhur

Qeveria ka miratuar vendimin “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” të

   Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kërkuar në datën 19 prill vendosjen e masës së sigurimit të detyrimit tatimor për kompaninë Sun

Ikja e kompanisë Sun Petroleum (shumicë e pakicë), e cila tregtonte karburant në pikat e Gulf dhe ndërpreu aktivitetin, pasi kishte shitu

Në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, aty ku më parë ishte vendosur godina e Muzeut të Shkencave të Natyrës, do të ndërtohet një kullë 24-katës