Brenda dy viteve të ardhshme qeveria ka planifikuar që 38% e energjisë që konsumohet në Shqipëri të vijë nga dielli ose era.

Entela Çipa, këshilltare për çështjet e energjisë në Ministrinë e Infrastrukturës, tregon se shumë shpejt do të nisin investimet në parqet me energji që prodhohet nga dielli dhe era, projekte të cilat variojnë nga 300-500 milionë euro investime.

Për të nxitur investimet në këtë sektor, qeveria ka vendosur të përjashtojë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar të gjitha makineritë dhe pajisjet për projekte me vlerë mbi 50 milionë lekë.

Kërkesat më të mëdha për të ndërtuar impiante me erë dhe diell janë në zonën e Fierit dhe të Vlorës.