Fluturimi juaj u vonua, plotësoni formularin për kompensim, rasti i fundit i linjës Tiranë-Verona

Postuar: 10/01/2018 - 09:25

Vonesat në fluturime apo anulimi i tyre nga kompanitë ajrore nuk janë diçka e panjohur. Për ata që zgjedhin të udhëtojnë shpesh, të paktën një herë iu është dashur të presin në stolat e aeroportit për një zgjidhje. I tillë ka qenë dhe rasti i atyre që kishin prerë një biletë për fluturimin e linjës Tiranë-Verona më 1 dhjetor 2017 kur është dashur të presin 10 orë në aeroport.

Por për këto raste mund të plotësohet një formular ankese për të kërkuar të drejtat. Pasagjerët e fluturimit Tiranë-Verona e kanë plotësuar këtë formular dhe Autoriteti i Aviacionit Civil bëri me dije  se kompania ajrore ka pranuar ankesën duke ju dhënë të drejtën e kompensimit në vlerë monetare.

“Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët e fluturimit të linjës Tiranë-Verona, nr. fluturimi BV2235 të dt 01 Dhjetor 2017, se formulari i ankimimit për vonesën 10 orë ndaj kompanisë, është pranuar.

Pas insistimit nga Autoriteti Aviacionit i Civil, pasagjerët që plotësuan formularin e ankimimit në 01.12.2017, do të kompensohen në vlerë monetare nga kompania për vonesën. Ftojmë gjithë pasagjerët që plotësuan formularin të kontaktojnë shërbimin e klientit të kompanisë, në numrat e telefonit: +390698956666  ose me email:  [email protected]”, thuhet në reagimin e AAC-së.

Autoriteti i Aviacionit Civil, nga ana tjetër, ka kërkuar që qytetarët për çdo rast të plotësojnë formularin.

“Autoriteti i Aviacionit Civil apelon gjithë pasagjerët se për çdo ankesë për vonesa ose anulime fluturimesh nga kompanitë ajrore, të mos hezitojnë por të plotësojnë formularët e ankimimit, dhe t’i dërgojnë te kompanitë përkatëse, për të mbrojtur të drejtat e tyre”, përfundon Autoriteti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Eurostat ka publikuar indeksin e nivelit të çmimeve në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate.

   Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE, është në situatë të vështirë financiare, një fakt ky qe e pranon vetë kompania

Monedha e përbashkët europiane ka ndalur rënien përkundrejt lekut.

Euro e ka nisur këtë javë duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun.

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë organizoi më datë 13 qershor, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit për sezonin, një takim me op

Kursi i kembimit duket se është stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas luhatjve te forta në tregun vendas.

Sot në orën 17:00 do të nisë ndeshja e parë e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 dhe janë pikërisht, të zotët e shtëpisë, Rusët që do

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve ka njoftuar të gjithë individët që shfrytëzojnë shtëpitë apo apartamente për t’i dhënë me qira, të d

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, për të dytën ditë radhazi, duke arritur në 126.1

Monedha e përbashkët europiane ka pësuar një zhvlerësim të fortë sot ndaj lekut vendas.