Forcohen valutat në tregun vendas, euro ndal rënien

Postuar: 19/06/2018 - 13:07

Monedha e përbashkët europiane ka ndalur rënien përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 125.6 lekë, 0.09 pikë më shumë krahasuar me një ditë më parë.

Pasi u çmua me më shumë se 4 lekë pas deklaratës së Bankës së Shqipërisë se do të ndërhyjë në mënyrë të jashtëzakonshme në tregun vendas. Me përfundimin e efekteve psikologjike euro hyri sërish në trendin rënës, duke humbur pikë përkundrejt lekun për katër ditë radhazi.

Me mbërritjen e verës, pritet që efektet sezonale të ushtrojnë presion për një nënçmim të mëtejshëm të monedhës së përbashkët, për shkak të shtimit të prurjeve nga turistët (që këtë vit pritet të arrijnë nivel rekord) dhe prurjeve të emigrantëve, që arrijnë kulmin në gusht.

Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se mund të ndërhyjë sërish në treg. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha gjatë samitit të shtatë rajonal të Guvernatorëve të bankave qendrore rajonale se nëse do te gjendet e nevojshme, do të detyrohen të blejnë më shumë valutë në treg.

Dollari amerikan vijon të çmohet përkundrejt monedhës vendase. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer sot me 108.86 lekë. Rreth 0.4 pikë më shumë se një ditë më parë. Monedha e gjelbër po fiton pikë përkundrejt euros në tregjet ndërkombëtare.

Euro duket se po përjeton një periudhë të dobët edhe në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave të publikuara nga Financial Times, një euro këmbehet me 1.15 USD, shumë pranë nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit. Tregjet janë lëkundur për shkak të qeverisë së dalë nga koalicioni i formuar në zgjedhjet e fundit në Itali, ku edhe pse kanë rënë dakord se do të qëndrojnë në Eurozonë kanë kërkuar që të rinegociojnë kushtet e qëndrimit.

Janë pikërisht pasiguritë politikë që kanë lëkundur monedhën e përbashkët në tregjet ndërkombëtare. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

62% e shqiptareve deklaruan në Anketën e Cilësisë së Jetës, të realizuar nga Komisioni Europian, se nuk arrijnë që të përballojnë blerjen

Gjatë vitit të kaluar janë vërë prurje të mëdha cash-i në llogaritë e bizneseve në banka nga persona të tjerë, të cilat nuk kanë mundur t

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit e biznesit të vogël, se sot është afati i fundit për deklarimin dhe

Në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.

   Hetimi tatimor po vijon me kontrolle dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit dhe në të g

   Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat tu

Banorët e Shqipërisë mendojnë se kanë më shumëmundësi që tëbien në varfëri në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, ndërkohë qëndihen e

Në hotelet që mbyllën në Ksamil dhe në Potam, tatimorët nuk gjetën as kupona, as fatura të shërbimeve, madje as nuk ishin regjistruar si

Administrata tatimore ka nisur publikimin e një liste me emrat e bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Mbyllet përfundimisht sigurimi i fondeve për projektin e rindërtimit të hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim drejt Rinasit.