Formalizimi i ujit, në tremujorin e dytë aksioni për reformën hyn në fazën e forcës

Postuar: 08/02/2018 - 07:55

Aksioni kundër informalitetit në sektorin e ujit tashmë është në fazën e vetërregullimit, por në tremujorin e dytë të vitit do të hyjë në ciklin e ri, kur do të nisë zbatimi i forcës. Pas fazës së vetërregullimit nisin kontrollet në terren me gjoba dhe penalitete dhe ndjekje penale.

Pas ushtrimit të forcës gjatë fundit të vitit nis faza e “Trurit”, ku evazioni do të kontrollet dhe menaxhohet nga zyrat nëpërmjet analizave nga të dhënat e grumbulluara në dy fazat e para të aksionit, sqaron qeveria në dokumentin e ri të reformave ekonomike.

Faza e forcës do të jetë si ajo energjisë, ku konsumatorët që kapen duke vjedhur ujin jashtë matësit do të çohen për ndjekje penale.

Qeveria synon reduktimin e informalitetit në sektorin e ujit 0% deri në dhjetor 2018. Gjithashtu deri në vitin 2020 synohen që humbjet në rrjet të arrijnë në 59% nga 67% që janë aktualisht.

Shqipëria shfrytëzon burimet natyrore ujore jo vetëm për furnizim me ujë, por edhe për prodhimin e energjisë, zhvillimin e bujqësisë, turizëm dhe aktivitete sportive-argëtuese. Por në të vërtetë, sektori i ujit është i fragmentuar nga pikëpamja institucionale dhe organizative, gjë që vështirëson arritjen e përmirësimeve të shpejta.

Gjatë 25 viteve të fundit ka pasur disa përpjekje për reforma të nxitura kryesisht nga pesha strategjike që ky sektor ka për vendin. Si rrjedhojë janë prodhuar disa dokumente strategjike, me qëllim rregullimin e sektorit, por qasja e tyre nuk ka qenë e integruar apo ndërsektoriale, ndërkohë që propozimet e bëra ngarkonin rëndë buxhetin e shtetit, duke i bërë ato të paarritshme.

Për sa i përket ujit të pijshëm, mendohet që ka aftësi prodhuese deri ne 8.700 m³ për person, shifër kjo, nga më të lartat në Europë. Rreth 80% e ujit të pijshëm në Shqipëri vjen nga burimet nëntokësore. Orët e mbulimit me shërbim furnizimi në rang kombëtar janë 12.1 orë në ditë. Vlerësohet se duhet të ketë rreth 150.000 – 200.000 përdorues që përfitojnë shërbim pa kontratë./Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Dollari amerikan arrin majat edhe në tregun vendas.

   Çmimet e apartamenteve në kryeqytet pësuan një rënie gjatë tremujorit të dytë me 2.5%.

   Rreth dy miliardë euro do të duhet të investojë Shqipëria në sektorin e energjisë elekterike për dekadën e ardhshme, dhe të gjitha kët

Kontrolli i faturave, tatimet do ndërtojnë sistem të ri për të ulur evazionin dhe gjurmuar pasuritë e tatimpaguesve, hapet te

Ashtu siç edhe paralajmëroi Guvernatori Gent Sejko më herët në konferencën për shtyp, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të blejë valutë n

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të planit të sezonit turistik 2018 që po zbaton aktualisht ka dhënë informacion lidhur me

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është kthyer tërësisht në duart e qeverisë shqiptare, pasi i është paguar edhe kë

Të gjittha valutat kryesore kanë shënuar rënie ditën e sotme, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë.

Në 6 muajt e parë të vitit, institucionet shtetërore dhe njësitë e qeverisjes lokale e qendrore kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej mbi

   Radhët e shtuara në kufijtë tokësorë, fluksi i lartë i mbërritjeve në tragetet e Durrësit dhe Vlorë dhe lëvizjet e mëdha në aeroportin