Frikë në tregun valutor, euro zbret nën 130 lekë, rënia më e madhe ditore

Postuar: 21/03/2018 - 08:03

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie të fortë gjatës ditës së martë, duke zbritur poshtë kuotës së 130 lekëve, për herë të parë që nga 4 gushti i vitit 2009, sipas serive kohore të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 129.93 lekë, me një rënie ditore prej 0.93 lekë, pra gati një lekë, një nënçmim ditor historik ky. Kjo është dita e 14 radhazi me rënie, ndërsa që nga fillimi i shkurtit, euro ka fituar pikë vetëm 4 ditë.

Edhe dollari ka shënuar rënie të fortë, me 0.87 lekë, duke zbritur në 105.5 lekë, niveli më i ulët në gati katër vjet. Pa përjashtim të gjitha valutat kanë shënuar rënie në raportet ë këmbimit me lekun, me përjashtim të forintës hungareze.

Ekspertët e tregut valutor pohojnë se arsyeja kryesore lidhet me ofertën e lartë për valutë dhe kërkesën e dobët për lekë. Sot është dita e fundit të pagimit të sigurimeve shoqërore dhe bizneset kanë nxituar të thyejnë valutë.

Ekspertët pohojnë se njerëzit, duke parë tendencën e kursit në rënie, po nxitojnë të këmbejnë kursimet në valutë dhe bëhet fjalë kryesisht për ata që e kanë valutën në shtëpi. Ekspertët këshillojnë që sidomos emigrantët, të mos nxitojnë që të kthejnë kursimet në lekë. Ekspertët pohojnë se në treg është krijuar një lloj frike nga rënia e vazhdueshme e monedhës së përbashkët.

Aktualisht rreth 50% e kursimeve të shqiptarëve në banka janë në euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë.

Ekspertët pohojnë se me këtë që po ndodh është e vështirë që të bëhen parashikime për të ardhmen.

Edhe bankierët kanë pohuar për Monitor se arsyeja kryesore e kësaj situate lidhet me ofertën e lartë të euros në tregun vendas. Edhe pse Banka e Shqipërisë ka blerë euro së fundmi për nevojat e saj të rezervave valutore, kjo nuk ka ndikuar në frenimin e euros. Ata kanë pohuar se nuk ka tendencë të dukshme te konvertimit të depozitave nga euro në lekë. Sipas tyre, leku pritet vetëm të vlerësohet, përveçse ndodh ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Disa transaksione të mëdha këmbimi nga euro në lekë pritet të ndikojnë kursin në vijim.

Nga ana tjetër, me afrimin e verës oferta për valutë pritet të rritet, nga prurjet e emigrantëve dhe turistëve, që këtë vit pritet të jenë më të shumtë në numër. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria ka miratuar vendimin “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” të

   Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kërkuar në datën 19 prill vendosjen e masës së sigurimit të detyrimit tatimor për kompaninë Sun

Ikja e kompanisë Sun Petroleum (shumicë e pakicë), e cila tregtonte karburant në pikat e Gulf dhe ndërpreu aktivitetin, pasi kishte shitu

Në Rrugën e Kavajës, në Tiranë, aty ku më parë ishte vendosur godina e Muzeut të Shkencave të Natyrës, do të ndërtohet një kullë 24-katës

Shqipëria mund të zhbëjë së shpejti ndryshimin ligjor të vitit 2014, i cili ndalon regjistrimin e makinave me timon në krahë të djathtë n

   Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë hapi procedurën e dhënies me koncesion/PPP Projektit te Rruges Thumane – Fushe-Kruje – Vor

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, të sapopublikuar, ka vendosur që të mbajë të pandryshuar

Tregtia me e Shqipërisë më Kosovën ka nisur të tkurret edhe pa nisur të aplikohet taka mbi rrugën e kombit.

   Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Konferencën e 7-të vjetore të Kërkimeve të organizuar nga Banka Kombëtar

Në Shqipëri lidhjet politike janë domosdoshmëri për të garantuar suksesin në biznes.