Guvernatori i BSH-së premton stabilizimin e euros

Postuar: 06/06/2018 - 18:28

   Në një deklaratë për mediat, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri të ditur se BSH do të ndërhyjë në treg, duke blerë valutë për të shmangur rënien e euros.

Gent Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 0.25% normën bazë të interesit duke e çuar në 1%.

“Kursi i këmbimit në Shqipëri është i lirë që varet nga kërkesa dhe oferta. Ka pasur një rritje e sasisë së euros, e cila ka qenë konstante që prej vitit 2015, e cila ka ardhur si një rritje e pritshmërisë së agjentëve. Kjo ka shtyrë kursin e këmbimit për të pasur një mbiçmim. Kjo ka dalë jashtë parametrave normal dhe na ka detyruar të ndërmarrim operacione për të ndërhyrë në treg. Do të blejmë valutë për të shmangur rënien e euros. Banka e Shqipërisë ka kritere për ndërhyrje, ne nuk kemi ndërhyrë për efekt të kursit të këmbimit, por për ta parandaluar përshpejtimin e kursit të këmbimit”, tha Guvernatori Sejko.

Ndërkohë, po ditën e sotme, Banka Qendrore europiane sinjalizoi për herë të parë publikisht se shumë shpejt do të ndalë hedhjen masive të eurove në treg, të njohur ndryshe si lehtësimi sasior. Ky program nisi në mars të vitit 2015, ku për të mos lejuar rënien e Eurozonës në recesion, Banka Qendrore Europiane vendosi të ndërmarrë një politikë radikale, duke shtypur dhe hedhur masivisht euro në treg.

Në tre vitet e fundit përmes programit të lehtësimit sasior, autoriteti monetar i Bashkimit Europian ka injektuar mbi 2 mijë e 500 miliardë euro në tregjet e Eurozonës. Rritja në përmasa të pashënuara ndonjëherë më parë e sasisë së eurove në treg ka qenë një nga shkaqet kryesore të dobësimit të euros gjatë viteve të fundit. Por tërheqja nga programi i lehtësimit sasior nënkupton se tani nuk do të ketë më euro me tepri në treg.

Lëvizja e Bankës Qendrore Europiane u reflektua menjëherë në tregje. Pas daljes së lajmit, euro filloi të forcohet në bursa ndaj dollarit duke shënuar nivelin më të lartë në 10 ditë. E njëjta tendencë u përcoll edhe në tregun shqiptar, ku pas një serie të gjatë rënieje, të mërkurën euro u forcua ndaj lekut. Sipas Bankës së Shqipërisë nga 124.17 lekë që këmbehej një ditë më parë, këtë të mërkurë euro u këmbye me 124.52 lekë ose 0.25 lekë më shumë./Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për emigrantët ardhja për pushime në gusht në Shqipëri është kthyer në një kalvar të vërtetë pritjesh pa fund në aeroporte dhe çmimesh të

   Dollari amerikan arrin majat edhe në tregun vendas.

   Çmimet e apartamenteve në kryeqytet pësuan një rënie gjatë tremujorit të dytë me 2.5%.

   Rreth dy miliardë euro do të duhet të investojë Shqipëria në sektorin e energjisë elekterike për dekadën e ardhshme, dhe të gjitha kët

Kontrolli i faturave, tatimet do ndërtojnë sistem të ri për të ulur evazionin dhe gjurmuar pasuritë e tatimpaguesve, hapet te

Ashtu siç edhe paralajmëroi Guvernatori Gent Sejko më herët në konferencën për shtyp, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të blejë valutë n

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të planit të sezonit turistik 2018 që po zbaton aktualisht ka dhënë informacion lidhur me

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është kthyer tërësisht në duart e qeverisë shqiptare, pasi i është paguar edhe kë

Të gjittha valutat kryesore kanë shënuar rënie ditën e sotme, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë.

Në 6 muajt e parë të vitit, institucionet shtetërore dhe njësitë e qeverisjes lokale e qendrore kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej mbi