Ligji i faljes/ Edhe një shans i fundit për të përfituar, paguani detyrimet deri më 31 dhjetor

Postuar: 20/11/2017 - 07:54

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar elektronikisht në sistemin E-Filing 365 tatimpagues, të cilët përfitojnë nga raundi i fundit i zbatimit të Ligjit të Faljes.

Administrata Tatimore rikujton se data 31 dhjetor 2017 është afati i fundit i kryerjes së pagesave të detyrimit principal të papaguar në mënyrë që këta tatimpagues të përfitojnë jo vetëm fshirjen e gjobave dhe interesave të regjistruara deri në datën e hyrjes së ligjit në fuqi, por njëkohësisht dhe heqjen e çdo mase administrative të ndërmarrë kundrejt tyre për mbledhjen e detyrimit me forcë.

Administrata Tatimore iu bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të cilët kanë detyrime principali të papaguara për periudhën 2011-2014, të kryejnë sa më parë pagesën e këtij principali për të përfituar fshirjen/shuarjen e të gjithë detyrimeve të tjera për gjoba dhe interesa të papaguara.

Tatimet kujtojnë se tatimpaguesit mund të konsultohen me legjislacionin tatimor lidhur me detyrimet që përjashtohen nga falja në Udhëzimin e Ministrisë së Financave i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në rubrikën e Legjislacioni Tatimor.

Më herët tatimet njoftuan se ka vijuar procesi i fshirjes automatike të detyrimeve për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014, gjithashtu dhe fshirja e detyrimeve me kusht për periudhën 2011-2014 për ata tatimpagues që kanë paguar principalin.

Nga ky proces kanë përfituar 28,158 tatimpagues. Deri në 15 nëntor shuma e faljes është 16 miliardë lekë, apo 117 milionë euro. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeqyteti paraqitet me strukturën më të përkeqësuar të punësimit në vend si në drejtim të pjesëmarrjes në forcat e punës dhe në normën e

Bazuar në dispozitat ligjore, tatimpaguesit që janë subjekt i Ligjit Nr.

   Ekonomia shqiptare përfitoi mbi 1.3 miliardë euro të ardhura bruto nga turizmi në 9 muajt e parë të vitit.

   Punësimi për periudhën korrik – shtator është rritur me 1.9% krahasuar me një vit më parë.

Euro ka hyrë në trajektoren rënëse.

Është e patolerueshme që Shqipëria të vazhdojë të mbushet me makina që janë afër fundit të jetës së tyre.

Parku i automjeteve në Shqipëri ka një moshë rreth 20-vjeçare, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Europian.

Monedha vendase është çmuar në tregun e këmbimit valutor.

   Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, biznesi mund të marrë kredi vetëm mbi bazën e bilancit që dorëzon tek tatimet.

Qeveria ka vendosur të pesëfishojë garancinë bankare që duhet të depozitojnë të gjithë ata që funksionojnë si agjenci doganore.