Bashkimi Evropian ka vendosur më në fund të financojë ndërtimin e hekurudhës së shpejtësisë së lartë që do të lidhe qytetin bregdetar të Varnës në Bullgari me kryeqytetin shqiptar Tiranën.

Lajmi u dha nga presidenti i Komisionit Evropian Juncker pas takimit me kryeministrin bullgar Boyko Borissov. Juncker tha se me ndërtimin e kësaj hekurudhe do të lidhen Deti i Zi dhe Deti Adriatik duke shënuar financimin e një pjese të rëndësishme të korridorit të tetë.

Iniciativa për ndërtimin e Korridorit të Tetë ka nisur qysh në vitin 1996  dhe ishte një nismë e presidentit të atëhershëm shfaqën mosmarrëveshje për prioritetin e projekteve.

Në vitin 2003 Bashkimit Europian nuk e përfshiu Korridorin e Tetë në listën e financimit përgjatë 10 viteve të ardhshëm.

Korridori i Tetë lidh Detin Adriatik me Detin e Zi. Ky korridor nis nga portet italiane të Barit dhe Brindizit, bën një ndalesë në portin e Durrësit dhe më pas vazhdon drejt Tiranës, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit në Varna në Detin e Zi.

Segmenti rrugor duhet ndërtuar nga fillimi. Trajektorja rrugore has dy pengesa malore, përkatësisht ajo ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe ajo midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, të cilat gjenden në një terren të vështirë për t’u përshkuar. E njëjta gjë vlen edhe për linjën hekurudhore. Klan Plus