Ndryshon skema për pensionet, sa kontribute do paguhen

Postuar: 13/03/2018 - 11:21

Grupi i punës në Ministrinë e Financave dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore, kanë gati ndryshimet në ligjin 7703/1993, për skemën e pensionit të fshatit.

Ndryshimet parashikojnë që të vetëpunësuarit në bujqësi, të kenë detyrimin të paguajnë kontributet e llogaritura mbi pagën minimale për ta, por kanë gjithashtu mundësinë të paguajnë edhe mbi nivelin e pagës minimale në shkallë vendi, nëse duan të përfitojnë një pension më të lartë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka nisur takimet me fermerët me qëllim ndërgjegjësimin për pagesat e kontributeve. Ndryshimet e ligjit parashikojnë ofrimin e dy shkallëve për pagesat e kontributeve të fermerëve, që nëpërmjet një VKM-je do të miratohen në qeveri.

Sot fermerët e zonave malore paguajnë 28 mijë lekë kontribute në vit për efekt pensioni. Ndërsa fermerët në zonat fushore paguajnë 34,800 në vit kontribute për efekt pensioni.

Pjesa tjetër e kontributit subvencionohet nga shteti. Në rast se fermerët do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë masë, paga minimale mbi të cilën paguhet kontributi për efekt të llogaritjes së pensionit do të jetë sa gjysma e pagës minimale, pra, 12 mijë lekë.

Skema e dytë parashikon se, nëse fermerët zgjedhin të paguajnë 66 mijë lekë kontribute në vit sa të vetëpunësuarit në qytet, përfitojnë pension të llogaritur mbi pagën minimale. Pra, nëse fermerët do të paguajnë kontribute sa paguajnë të vetpunësuarit në qytet, do të përfitojnë të njëjtin masë pensioni.

Me këto ndryshime Ministria e Financave synon që përfitimi i raportit të pensionit të jetë në raport me kontributet që paguhen. Ndryshimet e skemës për pagesat e kontributeve nuk do të jenë detyruese, pasi fermerët kanë të drejtë të zgjedhin se sa kontribute do të paguajnë për efekt pensioni./PANORAMA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Eurostat ka publikuar indeksin e nivelit të çmimeve në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate.

   Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE, është në situatë të vështirë financiare, një fakt ky qe e pranon vetë kompania

Monedha e përbashkët europiane ka ndalur rënien përkundrejt lekut.

Euro e ka nisur këtë javë duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun.

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë organizoi më datë 13 qershor, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit për sezonin, një takim me op

Kursi i kembimit duket se është stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas luhatjve te forta në tregun vendas.

Sot në orën 17:00 do të nisë ndeshja e parë e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 dhe janë pikërisht, të zotët e shtëpisë, Rusët që do

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve ka njoftuar të gjithë individët që shfrytëzojnë shtëpitë apo apartamente për t’i dhënë me qira, të d

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, për të dytën ditë radhazi, duke arritur në 126.1

Monedha e përbashkët europiane ka pësuar një zhvlerësim të fortë sot ndaj lekut vendas.