Në janar 2018, 22% më shumë mallra me tragete nga porti i Durrësit

Postuar: 02/02/2018 - 17:29

   Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim gjatë muajit janar kanë transportuar më shumë mallra, se sa në muajin janar të vitit të kaluar.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në muajin që sapo u mbyll, tragetet kanë transportuar 62.608 ton mallra, të ngarkuar në kamionë dhe trajlera. 

Kjo është një sasi 22 përqind më e lartë se sa e janarit 2018, ndërsa importet dhe eksportet me tragete janë rritur përkatësisht me 24 dhe 19 përqind.

Tragetet kanë transportuar 5060 kamionë dhe 427 trajlerë në një muaj, përkatësisht 15 dhe 34 përqind më shumë se sa në janar 2017.

Nga të njejtat burime mësohet se tragetet kanë kryer 79 lundrime vajtje-ardhje, ose 2 lundrime më shumë se një vit më parë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar sërish sot se objekt i kontrollit për subjektet që operojnë në turizëm do të jenë biznese

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës një leje ndërtimi për një kullë 21 kate mbi tokë dhe katër nëntoke

   Eurostat ka publikuar indeksin e nivelit të çmimeve në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate.

   Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE, është në situatë të vështirë financiare, një fakt ky qe e pranon vetë kompania

Monedha e përbashkët europiane ka ndalur rënien përkundrejt lekut.

Euro e ka nisur këtë javë duke u nënçmuar në raportet e këmbimit me lekun.

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë organizoi më datë 13 qershor, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit për sezonin, një takim me op

Kursi i kembimit duket se është stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas luhatjve te forta në tregun vendas.

Sot në orën 17:00 do të nisë ndeshja e parë e Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 dhe janë pikërisht, të zotët e shtëpisë, Rusët që do

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve ka njoftuar të gjithë individët që shfrytëzojnë shtëpitë apo apartamente për t’i dhënë me qira, të d