Në hotelet që mbyllën në Ksamil dhe në Potam, tatimorët nuk gjetën as kupona, as fatura të shërbimeve, madje as nuk ishin regjistruar si biznese. Sipas njoftimit të Tatimeve, që të katërt janë mbyllur menjëherë. Emrat e pronarëve dhe hoteleve që janë mbyllur janë më poshtë:

– Për subjektin Ilia Kolagji, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Mimoza Ali, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Alqiviadhi Llazari, me vendndodhje në Potam, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Marilena Hotel Ksamil, penalizim për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë me vlerë 50,000 lekë. Për këtë subjekt u vendos masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.