Nga 1 janari 2018, bankat njohin vetëm bilancin e dorëzuar në Tatime

Postuar: 07/12/2017 - 19:57

   Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, biznesi mund të marrë kredi vetëm mbi bazën e bilancit që dorëzon tek tatimet.

“Sot është fakt që bizneset punojnë me dy bilance. Një që deklarohet në tatimet dhe një që dorëzohet tek bankat për të marrë kredi. Ne kemi marrë angazhimin që kompanive t'u njihet vetëm një bilanc zyrtar që është i përputhur me pasqyrat e deklaruara në tatime”, tha ministri Ahmetaj.

Sipas Qeverisë, aktualisht shumë biznese deklarojnë të ardhura të ulëta tek tatimet për të paguar më pak taksa, ndërsa në bankë paraqesin xhiro më të larta për të marrë sa më lehtë kredi. Guvernatori tha se nga mbyllja e këtij shtegu përfitojnë të gjithë.

“Kjo krijon lehtësi në veprimtarinë e kreditimit duke i dhënë qartësi të lartë bankave në analizën financiare dhe procesin e përzgjedhjes së kredimarrësve. Për bizneset dhe familjet shqiptare ky proces, nxit rritjen e transparencës, cka do të përkthehet detyrimisht në uljen e kostove të financimit. për ekonominë në tërësi ky proces rrit qëndrueshmërinë ekonomike dhe financiare të vendit dhe krijon premisa për një sistem tatimor më të thjeshtë dhe për një shpëndarje më të drejtë të barrës së taksave”, deklaroi guvernatori Sejko.

Vitin e kaluar qeveria miratoi një ligj, që i jep të drejtën biznesit të korrigjojë bilancet e tre viteve të shkuara pa asnjë ndëshkim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, me 57% të totalit të eksporteve dhe 28% të importeve, sipas të dhënave të INSTAT.

Dëgjojmë aq shumë për turizmin, rritjen e numrit të vizitorëve, kontributin në Prodhimin e Brendshëm Bruto por mbi të gjitha për lulëzimi

   Bashkia e Durrësit e pranon që viti 2018 nuk ka hyrë aq i mbarë sa pritej, as për biznesin e as për konsumatorin.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqaruar sot në një takim me mediat, strategjinë e Bankës së Shqipërisë për të ulur nive

Trëndafilat, më të shiturit edhe më të shtrenjtit, janë simbol i festës së 14 shkurtit.

Monedha e përbashkët europiane ka vijuar të nënçmohet edhe sot në tregun vendas.

Në shtatë vitet e fundit (2011-2017), nga Shqipëria janë larguar në total rreth 330 mijë persona, si emigrantë.

Kursimet në valutë të shqiptarëve arritën një nivel rekord në vitin 2017, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë

Shoqëritë e telekomunikacioneve mbeten reklamuesit më të mëdhenj në Shqipëri, të ndjekura nga bankat.

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke zbritur afër 133 lekëve.