Nga 2 dhjetori, agjencive doganore iu 5-fishohet garancia bankare, zbatimi mbetet pezull

Postuar: 07/12/2017 - 10:18

Qeveria ka vendosur të pesëfishojë garancinë bankare që duhet të depozitojnë të gjithë ata që funksionojnë si agjenci doganore. Këto të fundit janë hallka që vendoset mes biznesit dhe Doganave për çështjen e burokracive dhe procedurave te zhdoganimit. Në datën 10 nëntor 2017 qeveria miratoi disa ndryshime në Kodin Doganor të cilat lidheshin me rikonceptimin e agjencisë doganore, kushtet që duhet të plotësohen nga agjentët doganorë si dhe rritja e shumës së garancisë doganore.

Të gjitha këto ndryshime duhet të kishin hyrë në fuqi nga data 2 dhjetor por aktualisht zbatimi i tyre ka mbetur pezull, pasi ka paqartësi, të cilat sipas kompanive të cilat janë interesuar pranë Doganave do të qartësohen në një udhëzim të Ministrisë së Financave.

Por cilat janë në fakt ndryshimet që përfshihen në vendimin e fundit të qeverisë dhe që lidhen me agjencitë doganore.

“Në zbatim të pikës 1, të nenit 24, të Kodit, të gjitha përfaqësimet e tërthorta duhet të bëhen vetëm nga agjentë doganorë të licencuar. Agjentë doganorë konsiderohen personat (individët) të licencuar nga DPD-ja për të kryer formalitetet doganore. Personi (individi), në këto raste, duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme:

a) Të ketë shtetësi shqiptare;

b) Të ketë diplomë universitare;

c) Të gjykohet i besueshëm nga administrata doganore;

ç) Të kalojë provimin e parashikuar në nenin 82;

d) Të ketë eksperiencë pune si punonjës pranë një agjencie doganore jo më pak se 1 vit;

dh) Nuk duhet të jetë i punësuar në administratë publike apo shtetërore” thuhet në vendimin e qeverisë.

Nga ana tjetër lidhur me dokumentacionin që duhet të depozitohet për licencim në vendim sanksionohet se ai do të përcaktohet me udhëzim të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.

“Agjentët doganorë të licencuar organizohen në agjenci doganore si persona juridikë, aktiviteti kryesor i të cilëve ka të bëjë me kryerjen e të gjitha formaliteteve doganore, për çdo lloj regjimi doganor në emër të tij, por për llogari të një personi tjetër” thuhet në vendim.

Pjesa që lidhet me garancinë nënvizohet në pikën katër që lidhet me kushtet që duhet të plotësojë.

“Agjencia doganore, në këto raste, duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme:

a) Të gjykohet e besueshme nga administrata doganore;

b) Të paraqesë një kopje të vendimit për regjistrimin e tij si person juridik;

c) Të depozitojë një garanci në shumën 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë, në përputhje me nenet 84 deri 93, të Kodit. Dokumentacioni për përmbushjen e kushteve që duhet të depozitohet për licencim përcaktohet me udhëzim të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave”, përcaktohet në ndryshimet që i janë bërë Kodit Doganor dhe tashmë janë në fuqi.

/Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Rreth 600 vende të reja pune pritet të hapen deri në vitin 2020 nga vënia në jetë e programit të qeverisë për investime në 100 fshatra

   Në Bruksel u zhvillua dje takimi i Nënkomitetit të 9-të mbi Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet midis BE-së dhe Shqipërisë.

Kompania ajrore gjermane e pavarur ‘Germania’ do të fillojë një linjë të re ajrore nga Prishtina në aeroportin e Parisit, Charles de Gaul

Shqipëria dhe Kosova kanë normën më të ulët të tregtisë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto në rajon.

   Ekonomia shqiptare u ngadalësua në tremujorin e tretë të vitit në Shqipëri, në 3.5% (nga 4.1% në tremujorin e parë dhe 4% në të dytin)

   Gjatë vitit 2017 në anijet dhe tragetet që shfrytëzojnë portin e Durrësit janë përpunuar afro 3.7 milion ton mallra të ndryshme, ose 2

Ka arritur në 13 mijë numri i bizneseve që kanë kaluar në status pasiv gjatë gjithë vitit 2017, sipas të dhënave të subjekteve me status

Kompanitë e call center në Shqipëri po kalojnë një situatë të vështirë, teksa presioni nga qeveria italiane sa vjen e shtohet.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur procedurat për blerjen e produkteve ushqimore për të burgosurit që vuajnë dënimin në 23 inst

Gjithë punonjësit e administratës kanë mbetur pa para në Durrës, duke nisur që nga mësuesit, punonjësit e OSHEE-së, ndërmarrjes së Pastri