Policia Bashkiake ka ndërmarrë 171 urdhra bllokimi gjatë gjysmës së parë të vitit ndaj bizneseve në 24 njësitë administrative në vend.

164 prej tyre janë ndërmarrë për shkak se këto subjekte nuk kanë paguar taksat vendore, që është detyrim ligjor për të funksionuar si biznes dhe që paguhen me disa këste sipas një grafiku kohor të përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave Vendore. 

Ndërsa 16 prej tyre janë kapur në informalitet të plotë pasi nuk janë regjistruar si subjekt në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.

Kjo shifër tregon se përpos aksioneve antiinformalitet që janë ndërmarrë nga qeveria qendrore, por edhe Bashkia e Tiranës numri i subjekteve që u shmangen detyrimeve apo që operojnë në informalitet vijon të jetë problem.

Ndër subjektet problematike kanë qenë “shitja me pakicë” dhe shërbimet.  

Bizneset që kanë paguar detyrimet apo që janë regjistruar u janë rikthyer sërish operimit në treg.  Ndërsa gjatë gjithë vitit 2017, Policia Bashkiake ka ndërmarrë rreth 725 urdhra bllokimi në total.

Ndërkaq, në gjysmën e parë të vitit janë në kryeqytet janë hapur 4674 biznese të reja dhe janë mbyllur 2092 të tjera./scan