Red Bull çon betejën për “demin” kundër Fresh sh.p.k. në Gjykatën Administrative të Apelit

Postuar: 07/02/2018 - 11:07

Beteja për të drejtën mbi figurën e demit në ambalazhin e pijeve energjike ka përfunduar në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.

Kompania Red Bull GmbH, me seli qendrore në Austri, dhe që ushton aktivitet tregtar edhe në Shqipëri, ka kërkuar në gjykatë pavlefshmërinë e një vendimi të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave tashmë e njohur si (Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale) që i njihte një kompanie tjetër të drejtën e përdorimit të figurës së demit. Përveç DPPI, në çështje si e paditur rezulton edhe kompania Fresh sh.p.k  që ka të drejtën mbi figurën e demit në pijen e saj “Turbo Energy Drink”.

Përplasja mes RED Bull, DPPI dhe Fresh sh.p.k ka nisur prej kohësh dhe lidhet me një vendim të vitit 2010. Kjo është edhe arsyeja pse Red Bull ka kërkuar pavlefshmëri relative të një vendimi “për shkak se është marrë në zbatim të gabuar të ligjit material.”

Në objektin  e padisë është kërkuar ndryshimi i këtij vendimi, duke vendosur refuzimin e regjistrimit të aplikimit nr. Al/T/2009/326 që i përket markës së publikuar “Turbo Energy Drink”, (& figura e demit e vijëzuar me të kuqe). Pra e gjithë historia lidhet me faktin se të dyja kompanitë kanë në ambalazhin e pijeve të tyre figurën e demit.

Red Bull, nga ana e saj, ka pretenduar se të pasurit e së njëjtës figurë në ambalazh krijon konfuzion te konsumatorët dhe kjo rezulton edhe në humbje të të ardhurave. Pavarësisht këtij pretendimi duket se çështja që prej vitesh kalon nga njëra gjykatë në tjetrën nuk i ka dhënë të drejtë asaj.

Në vitin 2012, Gjykata e Apelit e Tiranës argumentoi se “është e vërtetë se të gjitha këto marka kanë të përbashkët figurën e Demit, por ndërsa në markat e palës paditëse figura e demit është në pozicion sulmi, në atë të markës së palës së paditur është në pozicion statik. Gjithashtu figura e demit në markën e kundërshtuar është dukshëm më e vogël sesa fjala Turbo e cila nuk ndodhet në markat e kundërshtuesit.

Po kështu, në markën e kundërshtuar, element dallues dhe shumë i dallueshëm  i cili nuk ndodhet në markat e palës paditëse është fjala “TURBO..”

Çështja në Gjykatën Administrative të Apelit është regjistruar në datën 30 janar dhe pritet që në vijim të hyjë në axhendën e çështjeve për shqyrtim. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëse ke vendosur të blesh një shtëpi që kushton 75 mijë euro dhe banka të financon deri në 70% të shumës, pra 52,500 euro, dilema e shumë

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie të fortë gjatë ditës së sotme në tregun vendas, duke arritur në nivelin më të ulët që ng

Gjatë janarit dhe shkurtit bankat e nivelit të dytë kanë afishuar në vende të dukshme një tabelë ku sanksionohet një kufi i ri për sasinë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi një material ku sqarohen të ardhurat personale që tatohen dhe ato që nuk tatohen.

Tregtia është sektori nga sigurojnë fitimet pjesa më e madhe e njerëzve në vend.

Eksportet kanë shënuar një ecuri të mirë në muajin e parë të këtij viti, duke vijuar tendencën pozitive të shënuar edhe gjatë vitit të ka

Italia është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, me 57% të totalit të eksporteve dhe 28% të importeve, sipas të dhënave të INSTAT.

Dëgjojmë aq shumë për turizmin, rritjen e numrit të vizitorëve, kontributin në Prodhimin e Brendshëm Bruto por mbi të gjitha për lulëzimi

   Bashkia e Durrësit e pranon që viti 2018 nuk ka hyrë aq i mbarë sa pritej, as për biznesin e as për konsumatorin.