Shqiptarët heqin dorë nga Bitcoin, "zhduken" tregtuesit

Postuar: 22/03/2018 - 11:26

Kriptomonedhat duket se nuk janë në ditët e tyre më të mira. Luhatjet e mëdha në çmim dhe humbjet në vlerë  duket se kanë bërë që “tregtarët” e kriptovalutave në Shqipëri të heqin dore prej tyre. Në faqen LocaBitcoin tashmë ka mbetur vetëm një syresh, nga pesë që kanë qenë fillimisht.

Shitësi aktual i bitcoin në localsbitcoin Albania është “BtcExMtl”. Ai deklaron se ka mbi një mijë tregtime të konfirmuara, me 696 partnerë të ndryshëm. Blerja e parë është bërë para tre vitesh e tetë muajsh.

Shitësit e tjerë që më parë tregtonin bitcoin në Shqipëri, si Bitcoinremi’, ‘DragosWarrior’,  ‘‘Nar75’ dhe ‘Excoins.me’ nuk figurojnë më online. Çmimet e kriptomonedhave kanë rënë ndjeshëm në muajin e fundit, pasi arritën nivele të larta të këmbimit, deri në 18 mijë dollarë.

Aktualisht një Bitcoin po këmbehet në nivelin 8000 dollarëve, me luhatje të herëpashershme. Të gjitha monedhat virtuale kanë pësuar rënie. Monedhat së bashku kanë një vlerë tregu prej 305 miliardë dollarësh.

Të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare kanë paralajmëruar vazhdimisht mbi rreziqet që mbart përdorimi i monedhave virtuale. Autoriteti Bankar Europian në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje për kujdes ndaj përdorimit të monedhave virtuale, veçanërisht Bitcoin. EBA paralajmëronte se me rritjen e popullaritetit të monedhave virtuale, duhet të bënin kujdes dhe të ishin të ndërgjegjshëm lidhur me rreziqet që lidhen më përdorimin e tyre.

Gjithashtu Banka e Shqipërisë dhe AMF, deklaruan se në Shqipëri nuk ka asnjë kompani të licencuar prej tyre. E kontaktuar nga Monitor, Banka e Shqipërisë bëri të ditur se nuk ekziston asnjë subjekt financiar i licencuar për tregtimin e monedhës virtuale Bitcoin në Shqipëri. Kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në Shqipëri.

Edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare informon se nuk ka pasur asnjë kompani të licencuar për tregtimin e Bitcoin në Shqipëri.

Autoritetet mbikëqyrëse europiane paralajmëruan edhe së fundmi lidhur me përdorimin e monedhave virtuale, në një njoftim që u ripublikua dhe nga Banka e Shqipërisë. Sipas tyre, monedha virtuale, që ekzistojnë aktualisht janë përfaqësimi dixhital i një vlere që as nuk është e emetuar dhe as nuk është e garantuar nga një bankë qendrore apo autoritet publik, dhe nuk e kanë statusin ligjor të monedhës apo parasë.

Ato janë tejet të rrezikshme, dhe përgjithësisht nuk janë të mbuluara nga aktive të trupëzuara dhe nuk rregullohen nga legjislacioni i BE-së; rrjedhimisht, ato nuk u ofrojnë konsumatorëve mbrojtje ligjore./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

62% e shqiptareve deklaruan në Anketën e Cilësisë së Jetës, të realizuar nga Komisioni Europian, se nuk arrijnë që të përballojnë blerjen

Gjatë vitit të kaluar janë vërë prurje të mëdha cash-i në llogaritë e bizneseve në banka nga persona të tjerë, të cilat nuk kanë mundur t

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit e biznesit të vogël, se sot është afati i fundit për deklarimin dhe

Në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.

   Hetimi tatimor po vijon me kontrolle dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit dhe në të g

   Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat tu

Banorët e Shqipërisë mendojnë se kanë më shumëmundësi që tëbien në varfëri në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, ndërkohë qëndihen e

Në hotelet që mbyllën në Ksamil dhe në Potam, tatimorët nuk gjetën as kupona, as fatura të shërbimeve, madje as nuk ishin regjistruar si

Administrata tatimore ka nisur publikimin e një liste me emrat e bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Mbyllet përfundimisht sigurimi i fondeve për projektin e rindërtimit të hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim drejt Rinasit.