Shqiptarët i ikin dembelizmit, rritet interesi për të punuar

Postuar: 03/01/2018 - 08:33

Interesi i popullsisë shqiptare (15-64 vjeç) për të marrë pjesë në tregun e punës ka ardhur në rritje vitet e fundit.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, në tremujorin e tretë të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës ishte 67 për qind për popullsinë në moshë pune, tregues në rritje ky që prej vitit 2014 (shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është raporti i forcës së punës kundrejt popullsisë në moshë pune).

Në dhjetë vitet e fundit rekordin e mban viti 2011 ku 68 për qind e popullsisë së moshës 15-64 vjeç shfaqin interes për të punuar, teksa niveli më i ulët u shënua në vitin 2013 ku ky tregues ishte vetëm 59 për qind. Pjesëmarrja e ulët në tregun e punës tregon për një përqindje të lartë të personave të dekurajuar për të kërkuar punë ose persona të tjerë që i janë dedikuar detyrimeve familjare si rritja e fëmijëve, invaliditeti ose kujdesi ndaj anëtarëve të tjerë ndaj tyre.

Sipas një studimi të Bankës Botërore, shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës në vendet e zhvilluara është mbi 75 për qind.

Në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore shihen pabarazi të mëdha në Shqipëri, ku pjesëmarrja më e ulët është në mesin e femrave.

Sipas INSTAT-it, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ishte 58 % në tremujorin e tretë të 2017-s, ndërsa për meshkujt ky tregues është 76 %.

Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ka rënë me 1,2 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt është rritur me 0,7 pikë përqindje.

Ekspertët pohojnë se bumi në sektorin e ndërtimit ka nxitur aktivizimin e meshkujve në moshë pune në tregun e punës.

Kriza ekonomike globale dhe ngadalësimi i vazhdueshëm i ritmeve të rritjes ekonomike që pasoi dha pasoja negative në tregun shqiptar të punës. Pjesëmarrja në fuqinë punëtore ra me më shumë se 3 pikë në mes 2007 dhe 2008. Shoku që dha kriza ishte më ashpër ishte mbi të rinjtë, me një rënie prej rreth 6 pikë përqindje gjatë krizës (2007-2010).

Të dhënat për vitet e fundit, tregojnë se pjesëmarrja e fuqisë punëtore ka vazhduar rënie në vitin 2012 dhe 2013, teksa rimëkëmbja ka vijuar përgjatë periudhës 2014-2017.

Teksa totali i popullsisë në 7 vitet e fundit sipas NSTAT është pakësuar me 30 mijë persona, popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) është shtuar më 9400 persona. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Euro ka vijuar rënien dhe gjatë ditës së sotme, duke vijuar të vendosë rekorde të reja të 10 viteve të fundit.

Më shumë se 30 për qind e makinave të regjistruara në vend mund të jenë potencial për të përfunduar tek grupi i automjeteve në fund të je

Rënia e monedhës së përbashkët nuk ka të ndalur.

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me rënie, duke zbritur në 127.04 lekë, 0.13 lekë më pak se në fund të javës së kaluar, sipas kursit

Drejtori i Tatim Taksave në bashkinë e  Durrësit, Luan Dajko, sqaroi në një prononcim për DurrësLajm se tarifa e taksës së pronës do të m

Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërësisht të paktën 104 raste gjobash të vendosura ndaj zyrtarëve dhe për të cila

Monedha e përbashkët i është kthyer sërish rënies relativisht të fortë në tregun e brendshëm, pas një javë pozitive, duke sinjalizuar se

Të punësuarit shqiptarë deklarojnë se punojnë 48 orë në javë, sipas një sondazhi të fundit të Komisionit Europian, që ka matur cilësinë e

Monedha e përbashkët ka shënuar sot një rënie të lehtë në tregun e brendshëm valutor.

Shqipëria është vendi ku qytetarët e saj perceptojnë që kanë cilësinë më të ulët të jetesës në Europë, janë gjithashtu më të palumturit,