Emigrantët shqiptarë janë të dytët në radhë pas Marokut për numrin e lartë të nënshtetësive që kanë marrë në vendet e Bashkimit Europian.

Instituti Europian i Statistikave, Eurostat evidenton se janë 67.500 shqiptarë që gjatë vitit 2016 kanë marrë nënshtetësinë. Një numër që ka ardhur në rritje, duke na renditur të dytët pas marokenëve.

Edhe pse shqiptarët shënuan rekord të kërkesave për azil në Francë e Gjermani, ka shtete të tjera në Europë që ofrojnë mundësi për të gjithë ata profesionistë që dëshirojnë të bëjnë karrierë.

Njëri prej vende që ofron pagesë të mirë dhe kushte të shkëlqyera në punë është Norvegjia. Ky vend duket se është duke kërkuar për fuqi punëtore dhe ofron pagesa të mira.

Sipas të dhënave të fundit, paga aty varion nga 4500 euro në muaj. Profesionet që janë më shumë të kërkuara përfshijnë inxhinierë, mësues (sidomos ata të shkencave natyrore), mjekë dhe infermierë, shoferë autobusësh, kuzhinierë dhe kamerierë.

Zyra europiane për punësim ka publikuar raportin ku thuhet se punëtorëve në profesionet e përmendura më lart, u ofrohet paga mujore prej 4.500 eurosh. Kushtet e punës në Norvegji janë ndër më humanet në botë dhe ia vlen për të punuar.

Për më shumë, mund të shihni se si mund të aplikoni këtu: