Siguracionet e makinave, AMF miraton tarifat për çdo kategori, ja sa do paguani

Postuar: 10/04/2018 - 10:58

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar primin e rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik për çdo kategori mjeti, ku vihet re një rënie në raport me një vit më parë. Kjo do të thotë që ka pasur më pak dëme çka ka ulur lehtësisht edhe primin orientues të tregut. 

Duke qenë se prej vitesh tregu i sigurimit të detyrueshëm motorik është i liberalizuar dhe AMF nuk mund të ndërhyjë në përcaktimin e çmimeve, orientimi jepet përmes primeve të rrezikut që shërbejnë edhe për përllogaritjen e provigjoneve.

Tabela miratohet çdo vit në bazë të treguesve që mblidhen nga tregu dhe kompanitë nuk mund të shesin poshtë këtij niveli pasi kjo mund të cenojë shëndetin financiar. Situata mund të variojë nga kompania në kompani dhe çmimet mund të jenë dukshëm më lart sesa ai i primit të rrezikut dhe jo domosdoshmërish ulja e primit të riskut duhet të shoqërohet me ulje të primit final që shitet nga kompania tek konsumatori.

Për vitin 2018 primi i rrezikut (që merr parasysh shpenzimet operative të kompanisë dhe dëmet) ka regjistruar një ulje të lehtë në raport me vitin 2017. Konkretisht për kategorinë e motoçikletave primi i riskut për ato me kubikazh deri në 150 cm3 është 3 mijë lekë kurse për ato mbi këtë kubikazh 4500 lekë. Një vit më parë primi i riskut për këto kategori ishte respektivisht 3000 lekë për të parën dhe 4800 lekë për të dytën.

Lidhur me autoveturat, për ato me kubikazh deri në 1600 cm3, primi i rrezikut për llogaritjen e nivelit të provigjoneve të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik për dëmet që u shkaktohen palëve të treta është 6500 lekë për vitin 2018 nga 7000 lekë që ishte një vit më parë. Kurse për mjetet mbi 1600 cm3 primi është 9000 mijë lekë kur një vit më parë ishte 1000 lekë më shumë.

Për furgonat dhe mikRobusët ka gjithashtu një rënie në primin e rrezikut ku për ato me 5-8 vende vlera është 12 500 lekë kurse për ato me 8-15 vende 17 000 lekë. Një vit më parë referuar tabelës zyrtare primi i rrezikut ishte respektivisht 14 000 dhe 19 000 lekë.

Ulje ka edhe në kategoritë e tjera që përfshijnë kamionçinat, kamionët apo mjetet bujqësore dhe zjarrfikëset. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë vitit të kaluar janë vërë prurje të mëdha cash-i në llogaritë e bizneseve në banka nga persona të tjerë, të cilat nuk kanë mundur t

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit e biznesit të vogël, se sot është afati i fundit për deklarimin dhe

Në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.

   Hetimi tatimor po vijon me kontrolle dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit dhe në të g

   Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat tu

Banorët e Shqipërisë mendojnë se kanë më shumëmundësi që tëbien në varfëri në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, ndërkohë qëndihen e

Në hotelet që mbyllën në Ksamil dhe në Potam, tatimorët nuk gjetën as kupona, as fatura të shërbimeve, madje as nuk ishin regjistruar si

Administrata tatimore ka nisur publikimin e një liste me emrat e bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Mbyllet përfundimisht sigurimi i fondeve për projektin e rindërtimit të hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim drejt Rinasit.

Valutat kryesore në vend e kanë nisur javën të zhvlerësuara ndaj lekut vendas.