Tatimet: Çfarë konsiderohet borxh tatimor; pagesa dhe masat e mbledhjes me forcë

Postuar: 14/11/2017 - 11:18

Në faqen zyrtare të tatimeve në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” është publikuar informacion për Borxhin Tatimor. Sipas Tatimeve, jepet përkufizimi se çfarë konsiderohet borxh, udhëzimet se kur duhet paguar dhe masat e mbledhjes me forcë të borxhit tatimor.

Cili konsiderohet borxh tatimor?

Borxhi tatimor është: “Detyrimi tatimor i vetëdeklaruar nga tatimpaguesi dhe i papaguar brenda afatit ligjor.”

  • Detyrimi tatimor i vlerësuar nga Administrata Tatimore në përfundim të një kontrolli tatimor, verifikimi apo çdo procedure tjetër ligjore, i papaguar brenda afatit ligjor. A mund të apelohet një borxh tatimor?

  • Detyrimi tatimor i vetëdeklaruar nga tatimpaguesi dhe i papaguar brenda afatit ligjor nuk mund të apelohet. Detyrimi tatimor i vlerësuar nga Administrata Tatimore mund të apelohet brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit.

Kur duhet paguar një detyrim tatimor?

  • Brenda 10 ditëve nga data e vetëdeklarimit.

  • Brenda 30 ditësh nga data e marrjes së njoftim vlerësimit, në rast se nuk është ankimuar detyrimi.

  • Brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftim vlerësimit, vetëm detyrimin tatimor dhe kamatëvonesën lidhur me të, edhe në rastin kur tatimpaguesi e ka ankimuar atë.

Çfarë ndodh nëse nuk paguhet borxhi tatimor?

  • Me plotësimin e afateve proceduriale të mësipërme, sistemi në mënyrë automatike ju dërgon në e-filing tuaj

  • Njoftim dhe kerkesa per pagimin e detyrimit tatimor

  • Nëse brenda 10 ditësh nga data e marrjes së ketij njoftimi, tatimpaguesi vazhdon të mos paguajë borxhin e tij tatimor, ndaj tij fillojnë masat ligjore të mbledhjes me forcë të borxhit.

Cilat janë masat e mbledhjes me forcë të borxhit tatimor? 

Hapi 1-rë: Urdhër bllokimi i llogarive bankare, ku  i kërkohet çdo banke ku tatimpaguesika llogaritë e tij të mbajë shumën e detyrimit të papaguar, në rast të mosarkëtimit të detyrimeve 10 ditë pas njoftimit dhe kërkesës për pagimin e detyrimit tatimor.

Hapi II-të: Barrë sigurie dhe/ose Barrë hipotekore mbi pasuritë 10 ditë pas lëshimit të urdhër bilokimit në bankë, në rast se nuk është arritur arkëtimi i detyrimit.

Hapi III-të: Urdhër për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 30 ditëve nga data e vendosjes së barrës së sigurisë dhe/ose hipotekore.

Hapi IV-t: Konfiskimi i pasurisë nga adminisitrata tatimore në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 15 ditëve nga sekuestrimi i pasurisë. Administrata Tatimore i dërgon gjithashtu administratës doganore një njoftim ku kërkohet bllokimi i aktivitetit doganor të tatimpaguesit deri në momentin e kryerjes së pagesës së detyrimit të papaguar. Në rastet e moslikujdimit të plotë të detyrimit tatimor pas ndjekjes së hapave të mësipërme kalohet në nxjerrjen e njoftimit, i cili urdhëron palët e treta për pagesën e detyrimit tatimor.  Për detyrimet tatimore të palikujduara pas ndjekjes së hapave të mësipërme janë përgjegjës ortaku, aksionerët dhe adrninistratori që quhen përgjegjës solidarë për shlyerjen e detyrimit tatimor të papaguar.

A mund të ankimohet vendosja e masave të sigurisë? 

Tatimpaguesi, ndaj pasurisë së të cilit ka dalë një  vendim për vendosjen e masave të sigurisë qoftë në fomën e barrës së sigurisë apo barrës hipotekore, në rastet kur pretendohet se zbatimi i masave të sigurisë nuk është ekzekutuar në mënyrë të rregullt, ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore.

A mund të paguaj me këste një borxh tatimor? 

Tatimapaguesi duke justifikuar paaftësinë likujduese të përkohshme financiare, mund të paguajë me këste një detyrim tatimor të papaguar.

Kushtet dhe detyrimet për të cilat lidhet marrëveshja me këste dhe afati i zgjatjes

Marrëveshja me këste nuk mund të zgjatet përtej fundit të vitit që pason vitin në të cilin është lidhur ajo. Në rastet e marrëveshjeve për pagesë me këste, tatimpaguesi paguan kamatëvonesat, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar. Marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Tatime të një natyre të tillë, por pa u kufizuar vetëm në to përmenden:

– tatimi mbi vlerën e shtuar.

– tatimi i mbajtur në burim,

– kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore

– ndonjë lloj takse e cila llogaritet, mblidhet e mbahet nga tatimpaguesi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ekonomia shqiptare përfitoi mbi 1.3 miliardë euro të ardhura bruto nga turizmi në 9 muajt e parë të vitit.

   Punësimi për periudhën korrik – shtator është rritur me 1.9% krahasuar me një vit më parë.

Euro ka hyrë në trajektoren rënëse.

Është e patolerueshme që Shqipëria të vazhdojë të mbushet me makina që janë afër fundit të jetës së tyre.

Parku i automjeteve në Shqipëri ka një moshë rreth 20-vjeçare, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Europian.

Monedha vendase është çmuar në tregun e këmbimit valutor.

   Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, biznesi mund të marrë kredi vetëm mbi bazën e bilancit që dorëzon tek tatimet.

Qeveria ka vendosur të pesëfishojë garancinë bankare që duhet të depozitojnë të gjithë ata që funksionojnë si agjenci doganore.

Në mbledhjen e mbajtur sot, me datë 6 dhjetor 2017, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar tematikën e kartëmonedhës me k

Wizz Air, operatori hungarez i fluturimeve me çmime të ulëta, që pas Budapestit, pritet të nisë fluturimet direkte nga Tirana drejt Londr