Tatimet: Detyrim deklarimi i punonjësit të paktën një ditë para fillimit të punës

Postuar: 06/06/2018 - 07:41

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se, të gjithë tatimpaguesit, të cilët do të punësojnë punonjës të rinj duhet t’i deklarojnë ata të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës në zbatim të nenit 119 të Ligjit nr.9920,datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Për sa i takon llogaritjes së kontributeve të detyrueshme, bazuar në Vendimin nr.77, datë 28.01.2015 “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, i ndryshuar për këto kategori:

1. Kontributi i detyrueshëm për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më pak se 87 orë në muaj, të jetë:

a) për sigurimet shoqërore, 23.3% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 13.9% dhe pjesa e të punësuarit 9.4%, por jo më pak se paga minimale dhe jo më shumë se paga maksimale, e përcaktuar në këtë vendim, për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore;

b) për sigurimin e kujdesit shëndetësor, 3.4% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 1.7% dhe pjesa e të punësuarit 1.7%, por jo më pak se paga minimale e përcaktuar në vendim, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimit të kujdesit shëndetësor.

2. Kontributi i detyrueshëm për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më shumë se 87 orë në muaj, të jetë:

a) për sigurimet shoqërore, 24.5% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 15.0% dhe pjesa e të punësuarit 9.5%, por jo më pak se paga minimale dhe jo më shumë se paga maksimale, e përcaktuar në këtë vendim, për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore;

b) për sigurimin e kujdesit shëndetësor, 3.4% të pagës bruto, sipas listëpagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 1.7% dhe pjesa e të punësuarit 1.7%, por jo më pak se paga minimale, e përcaktuar në këtë vendim, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimit të kujdesit shëndetësor.

Paga minimale për efekt të llogaritjes së kontibuteve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore është 24,000 lekë/muaj.

DPT thekson se, në asnjë rast nuk parashikohet në legjislacionin në fuqi marrja e punonjësve në periudhë prove.

3. Kontributi i detyrueshëm për nxënësit e shkollave, të mesme apo profesionale, dhe studentët, për kohën e programuar të praktikës mësimore të jetë:

Kontributi i detyrueshëm për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale të jetë 0.3% e pagës bruto minimale, e barabartë me 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë në muaj.

Kontributet paguhen nga subjekti ku kryhet praktika dhe për aq kohë sa është përcaktuar në kontratën e lidhur ndërmjet tij dhe institucionit përgjegjës ose nga institucioni përgjegjës.

Për sa më lart, është detyrim i tatimpaguesit përfshirja në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore e studentëve, të cilët punësohen në tatimpagues që ushtrojnë aktivitet ekonomik.

“Kujdes”,- thotë DPT. “Studentët trajtohen njësoj si të gjithë të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më pak se 87 orë në muaj ose më shumë se 87 orë pune në muaj, të sqaruar më lart”.

Nëse, nga verifikimi dhe kontrolli që do të ushtrohet nga Administrata Tatimore do të rezultojë se tatimpaguesi nuk ka deklaruar çdo të punësuar, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, atëherë ai do të penalizohet.

Nëse është tatimpagues i biznesit të madh, penaliteti llogaritet në 200,000 (dyqind mijë) lekë dhe nëse është tatimpagues i biznesit të vogël, atëherë penaliteti është 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë.   

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për emigrantët ardhja për pushime në gusht në Shqipëri është kthyer në një kalvar të vërtetë pritjesh pa fund në aeroporte dhe çmimesh të

   Dollari amerikan arrin majat edhe në tregun vendas.

   Çmimet e apartamenteve në kryeqytet pësuan një rënie gjatë tremujorit të dytë me 2.5%.

   Rreth dy miliardë euro do të duhet të investojë Shqipëria në sektorin e energjisë elekterike për dekadën e ardhshme, dhe të gjitha kët

Kontrolli i faturave, tatimet do ndërtojnë sistem të ri për të ulur evazionin dhe gjurmuar pasuritë e tatimpaguesve, hapet te

Ashtu siç edhe paralajmëroi Guvernatori Gent Sejko më herët në konferencën për shtyp, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të blejë valutë n

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të planit të sezonit turistik 2018 që po zbaton aktualisht ka dhënë informacion lidhur me

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është kthyer tërësisht në duart e qeverisë shqiptare, pasi i është paguar edhe kë

Të gjittha valutat kryesore kanë shënuar rënie ditën e sotme, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë.

Në 6 muajt e parë të vitit, institucionet shtetërore dhe njësitë e qeverisjes lokale e qendrore kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej mbi