Tatimorët kontrolle në bregdet, 6.9 mln lekë masa administrative

Postuar: 15/07/2018 - 17:24

   Hetimi tatimor po vijon me kontrolle dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit dhe në të gjithë vendin. Më konkretisht strukturat e specializuara të drejtorisë së hetimit tatimor në rajonin verior po i përqëndron veprimet e tyre ne zonat turistike të qarkut Shkodër e Lezhë, nga Velipoja në Tale dhe Patok si dhe në zonat malore të Valbonës, Razmës, Thethit etj.

Që nga data 22 qershor e në vazhdim janë verifikuar në total 397 subjekte nga të cilat për 186 subjekte u mor masa me një vlerë prej rreth 6.9 mln lekësh.

Konkretisht masat kanë të bëjnë me moslëshim të kuponit për herë të parë, ku janë konstatuar 34 shkelje, për punonjës të padeklaruar janë konstatuar 28 shkelje, për mall pa faturë tatimore janë konstatuar 25 shkelje, për mosmbajtje të pjisjes fiskalë në gjendje pune janë penalizuar 14 subjekte, për shitje pa faturë janë penalizuar 12 subjekte, ndërsa 19 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.

Gjithashtu nga drejtoria e hetimit tatimor rajoni jugor u ushtruan kontrolle të vazhdueshme, referuar të dhënave si rezultat i këtyre kontrolleve të ushtruara në datën 13 korrik u mor masa e bllokim i biznesit, për disa subjekte që kanë qenë të paregjistruara në organet tatimore në organet tatimore.

Drejtoria e hetimit tatimor deklaron se ka në fokus të punës të saj zbatimin e masave për të reduktuar evazionin fiskal si dhe për të rritur të ardhurat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit (shoqëritë tregtare/person

   Jam i sigurt, u shpreh ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov këto ditë në Ankara, se abuzimi i rëndë me Dollarin si monedhë orientuese

   Policia Bashkiake ka ndërmarrë 171 urdhra bllokimi gjatë gjysmës së parë të vitit ndaj bizneseve në 24 njësitë administrative në vend.

   Kursi i këmbimit valutor sipas Bankës së Shqipërisë.

Borxhi total që institucionet shtetërore, familjarët dhe bizneset kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arriti 72.9

Ndryshimi i strukturës qeveritare pas zgjedhjeve të qershorit 2017 dhe riformatimi i zyrave të administratës qendrore sidomos, ka rritur

Për emigrantët ardhja për pushime në gusht në Shqipëri është kthyer në një kalvar të vërtetë pritjesh pa fund në aeroporte dhe çmimesh të

   Dollari amerikan arrin majat edhe në tregun vendas.

   Çmimet e apartamenteve në kryeqytet pësuan një rënie gjatë tremujorit të dytë me 2.5%.

   Rreth dy miliardë euro do të duhet të investojë Shqipëria në sektorin e energjisë elekterike për dekadën e ardhshme, dhe të gjitha kët