Valutat i rikthehen rënies, bien euro dhe dollari

Postuar: 22/06/2018 - 15:03

Euro dhe dollari kanë humbur sot pikë në tregun e brendshëm, pas disa ditësh që valutat kishin shënuar një rritje të lehtë, por të qëndrueshme. Më i fortë ka qenën nënçmimi i dollarit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.09 lekë, duke rënë lehtë me 0.09 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Më i fortë ka qenë nënçmimi i dollari, i cili iu largua nivelit më të lartë të vitit të arritur dje, duke zbritur me 1.32 lekë, në 108.11 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës.

Rënia e euros erdhi pas një rritjeje të lehtë për tre ditë radhazi, ku monedha e përbashkët u ndihmua nga deklaratat e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë se do të ndërhynin sërish në tregun valutor për të frenuar disi efektet e rënies sezonale.

Pasi arriti në 4 qershor në nivelin më të ulët në 10 vite, prej 124.88 lekë, euro u rrit me shpejtësi pas ndërhyrjes së jashtëzakonshme të Bankës së Shqipërisë për blerje valute, duke arritur në 128.3 lekë në 11 qershor, teksa në treg u konstatuan luhatje të mëdha dhe agjencitë valutore rritën dukshëm marzhin e shitblerjes (nga 0.5 lekë në deri 2 lekë). Por, më pas euro filloi të binte sërish, si rrjedhojë e efekteve sezonale dhe ditët e fundit ka një lloj stabilizimi në nivelin e rreth 126 lekëve.

Aktorët e tregut pohojnë se në rast se nuk do të ketë ndërhyrje të tjera të Bankës së Shqipërisë tendenca sezonale do të jetë drejt forcimit të monedhës vendase, për shkak të efekteve sezonale, si ardhja e turistëve, që sa vjen e po shtohet, sidomos nga Kosova, pas mbarimit të Ramazanit javën e kaluar dhe prurjet e emigrantëve që intensifikohen në muajin gusht. /MONITOR

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

62% e shqiptareve deklaruan në Anketën e Cilësisë së Jetës, të realizuar nga Komisioni Europian, se nuk arrijnë që të përballojnë blerjen

Gjatë vitit të kaluar janë vërë prurje të mëdha cash-i në llogaritë e bizneseve në banka nga persona të tjerë, të cilat nuk kanë mundur t

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit e biznesit të vogël, se sot është afati i fundit për deklarimin dhe

Në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.

   Hetimi tatimor po vijon me kontrolle dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit dhe në të g

   Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat tu

Banorët e Shqipërisë mendojnë se kanë më shumëmundësi që tëbien në varfëri në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, ndërkohë qëndihen e

Në hotelet që mbyllën në Ksamil dhe në Potam, tatimorët nuk gjetën as kupona, as fatura të shërbimeve, madje as nuk ishin regjistruar si

Administrata tatimore ka nisur publikimin e një liste me emrat e bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Mbyllet përfundimisht sigurimi i fondeve për projektin e rindërtimit të hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim drejt Rinasit.