Vijon të rritet çmimi i ushqimeve, në janar i blemë 3,1% më shtrenjtë

Postuar: 08/02/2018 - 17:20

   Ushqimet i kushtuan shqiptarëve në janar 3.1% më shumë se sa i patën kushtuar në dhjetor, ndërkohë që inflacioni vjetor, treguesi kyç për ecurinë e konsumit dhe gjendjen e ekonomisë u ngadalësua në 1.7%, shumë më poshtë se sa objektivi i Bankës së Shqipërisë dhe pritshmërive të qeverisë.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit në janar me 1.7% në krahasim me një vit më parë, një rritje e dobët dhe shumë më e ulët se sa parashikimi i qeverisë për inflacion mesatar 2.7 për qind, ndërkohë që shqiptarët paguan shumë më shtrenjtë për ushqimet bazë dhe më pak për mallrat dhe shërbimet e tjera.

Instituti i Statistikave publikoi të enjten Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin janar, ku kostoja e përgjithshme e jetesës u rrit me 1.7% në bazë vjetore. Rritja e ngadaltë reflekton pjesërisht bazën e krahasimit, (janari i vitit 2017 shënoi rritjen më të lartë të çmimeve në shumë vite), si dhe dobësitë në kërkesë.

Ministria e Financave ka parashikuar në programin ekonomik dhe fiskal të miratuar në janar inflacion mesatar në masën 2.7% për vitin 2018 [link] ndërsa rezultati i janarit sugjeron se pritshmëritë e Financave mund të jenë të ekzagjeruara.

Ekonomia shqiptare konsiderohet e shëndoshë në rastin kur inflacioni mesatar është rreth 3% ndërsa rritja ekonomike reale luhatet rreth 4%. Kur inflacioni është më i ulët, kjo sugjeron se edhe rritja ekonomike nominale apo reale do të jetë më e ulët.

Parashikimi aktual i Bankës së Shqipërisë është që ekonomia do të kthehet në normalitet rreth gjysmës së dytë të vitit 2019, kur inflacioni mesatar pritet të arrijë në 3% dhe rritja ekonomike reale në 4.3%. Por IÇK e muajit janar sugjeron se kjo pritshmëri mund të jetë e gabuar.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit është rritur me dy shpejtësi shumë të ndryshme përgjatë tre viteve të fundit. Nga dhjetori i vitit 2015 deri në janar 2018, grupi i Ushqimeve dhe Pijeve Joalkoolike është shtrenjtuar me gati 11% ndërkohë që indeksi i përgjithshëm është rritur me 5.6%. Te grupi i ushqimeve, pjesa më e madhe e rritjes është furnizuar nga çmimet e zarzavateve, (40%), frutave (39%) dhe peshk (9.1%). Pjesa tjetër e çmimeve të ushqimeve kanë mbetur pothuajse të pandryshuara për më shumë se katër vjet. Buka dhe mishi kanë njohur rritje të papërfillshme, vaji dhe yndyra kushtojnë sot efektivisht më lirë se sa në vitin 2015 dhe po kështu edhe pijet joalkoolike.

Pjesa tjetër e shportës, të tilla si veshje, mobilime shtëpie apo shërbime hotelerie e kafenesh ka njohur ndryshime të papërfillshme në çmime. Kafenetë kushtojnë sot njësoj si tre vjet më parë ndërsa grupi i mallrave Mobilje, Pajisje Shtëpie dhe Mirëmbajtje kushtojnë sot 0.1% më shumë se sa në dhjetor 2015.

Inflacioni zakonisht konsiderohet pozitiv në ekonomi pasi pasqyron kërkesën e lartë për mallra dhe shërbime si dhe rritjen e kostos në formën e pagave. Por ky lloj inflacioni i përqendruar në masën dërrmuese në pak grupe mallrash si në rastin e Shqipërisë nuk  mund të konsiderohet si inflacion i shkaktuar nga kërkesa konsumatore. Nuk mund të argumentohet se shqiptarët papritur kanë shfaqur kërkesë shumë të lartë dhe për rrjedhojë, rritje çmimesh, për frutat, zarzavatet dhe peshkun ndërkohë që nuk kanë shfaqur kërkesë për të gjitha mallrat e tjera./BIRN

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

62% e shqiptareve deklaruan në Anketën e Cilësisë së Jetës, të realizuar nga Komisioni Europian, se nuk arrijnë që të përballojnë blerjen

Gjatë vitit të kaluar janë vërë prurje të mëdha cash-i në llogaritë e bizneseve në banka nga persona të tjerë, të cilat nuk kanë mundur t

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rikujton të gjithë tatimpaguesit e biznesit të vogël, se sot është afati i fundit për deklarimin dhe

Në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.

   Hetimi tatimor po vijon me kontrolle dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit dhe në të g

   Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat tu

Banorët e Shqipërisë mendojnë se kanë më shumëmundësi që tëbien në varfëri në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, ndërkohë qëndihen e

Në hotelet që mbyllën në Ksamil dhe në Potam, tatimorët nuk gjetën as kupona, as fatura të shërbimeve, madje as nuk ishin regjistruar si

Administrata tatimore ka nisur publikimin e një liste me emrat e bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Mbyllet përfundimisht sigurimi i fondeve për projektin e rindërtimit të hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim drejt Rinasit.