Dua Lipa bëri përpjekjen e saj të parë në fushën e modës, një bashkëpunim me shoqen e saj Donatella Versace. Me ide të qarta në mendje ato përgatitën koleksionin mahnitës “La Vacanza”.

Koleksioni “La Vacanza”, i cili është i disponueshëm për t’u blerë menjëherë pas shfaqjes, kombinon firmat e Versace me shenja dalluese të stilit të këngëtares me origjinë shqiptare.

Dua në një konferencë për shtyp në Kanë, disa orë përpara se koleksioni të zbulohej në një prezantim të suksesshëm në Rivierën Franceze, u shpreh:

“Ne vendosëm ta bënim atë në një natë në Nju Jork. Donatella dhe unë kemi bërë shumë së bashku me kalimin e kohës, por mundësia për të hyrë në atelie dhe për të qenë pjesë e historisë së Versace-s ka qenë absolutisht magjepsëse”.

Marrëdhënia e ngushtë e këngëtares me shtëpinë e modës filloi në vitin 2018, kur ajo veshi një palë rroba banje Versace 2018 të koleksionit pranverë/verë në printin e saj Tresor de la Mer për të performuar hitin e saj të mrekullueshëm “New Rules” në Brit Awards.

Ishte një përvojë e veçantë jo vetëm për Dua Lipën, por edhe për Donatellën e cila duke shpjeguar se këngëtarja solli njohuri të vlefshme se si Gen-Z dëshiron të interpretojë pamjet e arkivit në një mënyrë bashkëkohore. Vetë Donatella tregoi në Kanë:

“Të kem një zë jashtë ekipit tim më tregon se si e sheh ajo Versace dhe është kaq e rëndësishme. Dua përfaqëson gruan e sotme: ajo është e sigurt, e fortë dhe ka aftësinë të ndikojë te njerëzit – jo vetëm sepse është e famshme, por për shkak të vlerave të saj”.

*Shihni në fotogalerinë më poshtë, disa nga krijimet e koleksionit “La Vacanza” (Klikoni mbi foto për t’i parë të plota):