“100 milionë euro”, ishte përgjigjja që Enca i dha një fansi i cili e pyeste sa kushtonte një natë me të. Ndonëse këngëtarja e tha me shaka, lajmi mori dhenë duke pushtuar mediat e portalet.

Me anë të një videoje live në “Instagram”, Enca sqaroi se komentin e kishte bërë me shaka e madje i kërkoi falje djalit me arsyetimin se e kishte ofenduar.

Mirëpo një nga djemtë e OTR duket se ka përfituar nga situata për t’u tallur me ish-anëtaren e grupit.

Image

Gjatë videos live, Don Vidi vazhdimisht komentonte shifra parash. Një herë 99 e më pas 100 milionë duke thumbuar artisten për deklaratën e saj.

Enca nuk i kushtoi rëndësi dhe përfundoi videon live.